“Nuk po të vjen marre”, “sa vota po të duhen”, Qytetarët reagojnë kundër veprimi të AKR-së dhe Llukes

0
66

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Aleanca Kosova e Re, e kanë shpërndarë njoftimin e ndotjes së lartë të ambientit që është parë të ketë ndodhur sot në komunën e Obliqit, shkruan Insajderi.

Përderisa kjo nuk është hera e parë që ndotja e ajrit në Kosovë gjegjësisht në rajonin e Prishtinës është evidente, Lluka dhe partia e tij, kanë vendosur ta përdorin këtë si fushatë elektorale.

Shpërndarja e një postimi të tillë nënkupton politizim në fushatë të kësaj teme mjaftë me rëndësi për banorët e Kosovës.

Lluka duket se i ka ardhur keq për pamjet e tilla me të cilat përballet pothuajse çdo ditë zona e Obiliqit, ai ka vendosur që tash në kohë fushate, të ofrojë zgjidhje.

E komentuesit, janë shprehur të irrituar me gjestin e ministrit në detyrë duke i komentuar se nuk po i vie turp, dhe e kanë pyetur se “sa vota po të duhen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu