Obama e Petrajus, planet për tërheqjen e trupave në Afganistan

0
129

Presidenti amerikan, Barak Obama, është takuar me komandantin më të lartë ushtarak të NATO-s dhe të SHBA-ve, në Afganistan, Deivid Petrajus, për të diskutuar në lidhje me disa mundësi për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane nga Aganistani, në muajin korrik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se gjenerali Petraeus, së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit për siguri kombëtare të SHBA-ve, u takuan me Obamën mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi tha se Petrajus dha disa nga alternativat për reduktimin e trupave amerikane në Afganistan. Pritet që Obama të shpallë vendimin për uljen e numrit të trupave amerikane në Afganistan. Aktualisht, në Afganistan gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu