O’Connell njoftohet me idetë e VV-së për daljen e Kosovës nga kriza

0
190

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ka zhvilluar sot një takim në me zyrtarë të Lëvizje Vetëvendosje.

Sipas njoftimit nga VV, ai u prit nga kryetari Albin Kurti dhe shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, ku kanë diskutuar për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale.

Theksohet se Kurti e Konjufca e njoftuan ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e VV-së, për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit”, thuhet në njoftim.

Të dy palët potencuan rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira e bashkëpunimit sa më të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu