Olluri: Tri arsyet që e parandalojnë Koalicionin LDK-VV

0
100

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, ka thënë sot se ekzistojnë tri arsye që e parandalojnë formimin e një koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Olluri, në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka deklaruar se të tri arsyet që e parandalojnë koalicionin VV-LDK ndërlidhen me Albin Kurtin.

“Tri arsye janë kryesore që e parandalojnë një koalicion të tillë”, ka thënë fillimisht Olluri.

“E para është kandidatura e Albin Kurtit, pasi është mundësia e fundit që ai të jetë kryeministër i Kosovës. Në anën tjetër është struktura e LDK-së, e cila nuk është miqësore me Albin Kurtin. E treta, për mendimin tim, në këtë koalicion – nëse ai bëhet – është mirë me qenë kandidat Kurti dhe jo Vjosa Osmani”, ka deklaruar Olluri.

Sipas drejtorit të Insajderit, Vjosa Osmani në pozitën e kryeministres krahasohet me dy kryeministra të kaluar të Qeverisë së Kosovës: Bajram Kosumin dhe Agim Çekun.

“Këtë po e them shkaku që të mos e kemi një kryeministre kukull, siç kanë qenë Bajram Kosumi dhe Agim Çeku”, ka thënë Olluri. /Insajderi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu