Operacion i EULEX-it, arrestohet Ilir Tolaj

0
400

(E Plotësuar) Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, nuk ka mundur ta fsheh gëzimin e tij më arrestimin e Sekretarit Permanent të Ministrisë që drejton, Ilir Tolajt.

Në një konferencë për media, të mbajtur para pak çastesh, ai tha se është koha që, pas shumë vjet përfoljesh, të dëshmohet fajësia apo mos-fajësia e Tolajt.

“Drejtësia duhet ta mbyllë këtë çështje, njëherë e mirë”, tha Agani.

Ai ka njoftuar se zyrtarët e arrestuar, i ka pezulluar nga puna.

“Unë bisedova me Prokuroren dhe në bazë të pohimeve të saj, ata janë denoncuar nga disa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Ministri Agani ka thënë se akuzat që rëndojnë mbi këta persona nuk lidhen me kohën sa ai është në krye të Ministrisë.

Arrestohet Ilir Tolaj

Prishtinë-Është arrestuar sot pas një operacioni të EULEX-it, Ilir Tolaj sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë të dyshuar për korrupsion Hajrullah Faza, Zenel Kuçi dhe Bekim Fusha. Operacioni u krye me urdhër të një gjyqtari të procedurës paraprake të EULEX-it. Hetimet po udhëhiqen nga një prokuror ndërkombëtar

Zenel Kuçi është udhëheqës i Zyrës së Prokurimit ndërsa Hajrullah Faza e Bekim Fusha udhëheqës të Njësisë Farmaceutike në MSH”.

Ndërkaq prokurori i EULEX-it nga Zyra Speciale e Hetimeve e Kosovës, ka deklaruar se do të kërkojë ndalimin e tyre apo shqiptimin e masave tjera që do të ndalojnë kthimin e Tolajn dhe të tjerëve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë deri në përfundim të hetimeve.

Aksioni i EULEX nisi sot në mëngjes ku në shënjestër ka qënë pikërisht zyra e Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu