OPOZITA E HËNGRI KARREMIN E ALBIN KURTIT

0
310
AAK-ja dhe LDK-ja u treguan naive
AAK-ja dhe LDK-ja u treguan naive

Të hutuar, të dëshpëruar e të molisur nga humbja, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMËS, kërkuan shpëtim. Këtë “shpëtim” e gjetën tek Albin Kurti, që në fakt është grusht turinjve për të tre liderët e këtyre partive. Të verbuar nga etja për pushtet, ata iu hodhën në gji Kurtit, e Kurti u tha: “Bëni ju koalicion, por unë nuk mund të jem me juve”

Pasi e hëngrën karremin, të tre liderët opozitarë, nënshkruan një marrëveshje koalicioni, shtrënguan duart dhe u zgërdhinë para mediave. Kurti, pasi ua rrahu fort krahët, me zyrtarët e VV-së postuan fotografi duke qeshur nëpër rrjete sociale. Duke qeshur, jo për shkak se Thaçi po rrëzohet, por për shkak të mendimit se arritën ta çojnë vendin në zgjedhje për herë të dytë dhe se gjithë koston për këtë do ta paguajnë Isa, Ramushi e Fatmiri. Sipas burimeve të gazetës “Lajm” brenda Lëvizjes VV, këtë skenar të Lëvizjes Vetëvendosje përpos Albin Kurtit, atë e ndihmuan edhe Fisnik Ismaili dhe Shpend Ahmeti, të cilat burime potencuan se Kurti i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve e më së shumti i pakënaqur me numrin e votuesve që dolën në zgjedhje, ia arriti t’ua “futë karotën” Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve. Zyrtarët e kësaj Lëvizjeje kanë vlerësuar se dalja në zgjedhje e elektoratit në numër më të madh do t’i kishte sjellë VV-së përqindje më të madhe të votave. Me qëllim që të arrihet kjo, Albin Kurti ka vepruar me një plan që i ka funksionuar shumë mirë, duke i manipuluar partitë opozitare dhe duke i nxitur ata që të krijojnë një bllok opozitar”, kanë thënë këto burime për gazetën “Lajm”. Sipas tyre, Kurti e di shumë mirë se nëse Thaçi nuk ia del të formojë Qeverinë, dhe dy herë dështon të marrë mbështetjen e shumicës në parlament, atëherë nuk ka rrugë tjetër pos që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ata vlerësojnë se me një veprim të tillë, VV mund të fitojë simpatinë e një pjese të elektoratit të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS. Kështu Kurti do t’i deklasojë të tria këto parti politike dhe nuk do të mbështesë asnjërin nga kandidatët për kryeministër. Burimi ka thënë se Kurti e njeh shumë mirë Kushtetutën, andaj ka vepruar konform saj, duke nxitur liderët të bëjnë një koalicion dhe duke e hapur kështu rrugën për zgjedhje të reja. Në një emision të njërit nga televizionet tona, Dardan Molliqaj, e tha qartë se ata nuk do të mbështesin as LDK-në, as AAK-në, as NISMËN, nëse ata nuk i plotësojnë kushtet që ata ua kanë vënë. Duke lënë aktin e dorëheqjes si akt moral dhe pranimit të humbjes, liderët e kësaj partie, zgjodhën t’i lëpihen Albin Kurtit. Kjo tregon qartë se të tre liderëve nuk u interesojnë ligjet, nuk u intereson kushtetuta, nuk u intereson vota e popullit, por pushteti. Ata treguan edhe njëherë se dështimin e tyre mundohen ta kamuflojnë me veprime të jashtëligjshme pa i ditur pasojat. Isa Mustafa, i cili e humbi njëherë komunën, pastaj Kosovën, u verbua krejt. Pas rezultateve preliminare, u zhduk nga faqja e dheut dhe askush nuk dinte se ku ishte, thua se e lëshoi toka! Votuesit e tij, pritnin që lideri i tyre të dilte para mediave dhe t’u thoshte ndonjë fjalë, t’u tregonte se pse nuk arritën të fitojnë përballë Thaçit. Asnjërit prej tyre nuk i “hëngër palla” për ata që e votuan. Atyre u interesonte një copë pushteti, për të shpëtuar nga të qenit dështak dhe për të mos e “ngrënë turpin me bukë”! Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, s’lanë gjë në fytyrë të tokës pa thënë për “partnerin” e koalicionit, AAK-në, vetëm pak muaj më përpara. Gazmend Muhaxheri nga ky subjekt politik, i bëri përgjegjës zyrtarët e AAK-së për vrasjen e Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt por edhe të tjerë që ishin pjesë e LDK-së, madje duke e bërë fakt të ditur këtë gjë. Kurse nga ana e saj, AAK hodhi shigjeta të ashpra në drejtim të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, duke i përmendur atij faktin se ishte ministër i Rrahman Morinës, dhe kohën kur shqiptarët maltretoheshin e vriteshin nga sistemi të cilit i shërbente Morina, e pjesë e të cilit ishte edhe lideri i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa. Të kujtojmë këtu akuzat e LDK-së dhe AAK që kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit. “Stafi dhe krejt njerëzit e dinë që strukturat e AAK-së janë përgjegjës. Disa prej tyre janë në burg, disa ndoshta janë edhe jashtë burgut, por kjo gjë është e ditur që disa struktura e dinë që këta janë përgjegjës. Tash po më sulmojnë mua dhe ka tulifarë njerëzish që po ndërlidhen tash me disa njerëz të cilët i kam përmendur në atë intervistë. Tashti me këtë punë duhet të merret prokuroria. Por, dyshimet dhe vërtetimet kanë qenë që edhe Sebahate Tolaj, edhe Isuf Haklaj dhe shumë njerëz të tjerë janë vrarë nga njerëz të AAK-së në këto struktura. Presidenti Rugova ka qenë i vetëdijshëm se vendit i duhet një qeveri dhe e ka formuar atë qeveri, ai ka qenë i vetëdijshëm se duhet me e formua një qeveri dhe e ka bërë atë, dhe këtu nuk ka kurrfarë gjëje të keqe. Por, pretendimi që për 100 ditë ka bërë qeverisjen më të mirë nuk ekziston. Është kon një qeverisje e përkohshme e cila ka përfunduar me shkuarjen e z. Haradinaj në Hagë, mirëpo tash koha ecën dhe nuk mundemi me u kthyer mbrapshtë me mbet dhe me qeveris i njëjti person”, kishte thënë Gazmend Muhaxheri në vitin 2013. Ndërkaq “partneri” i ri i LDK-së, AAK kishte reaguar duke thënë se “ish-ministri i Qeverisë së Rrahman Morinës, me kuzhinat e tij të këqija, qëndrojnë prapa shpifjeve të kandidatit të tyre. Ua kujtojmë qytetarëve se gjatë qeverisjes Morina dhe të Morinave të tjerë të mëparshëm, u burgosën, u keqtrajtuan dhe u vranë shqiptarë të pafajshëm. Fakti se kandidati i tyre për Pejë nuk ia dha votën Presidentit Rugova kur ai kishte nevojë për këtë votë, e prek shumë edhe udhëheqjen e LDK-së, sepse edhe ata kanë vepruar njëjtë”. Por në momentet e etheve të pushtetit, liderët e të dy këtyre partive i “harruan” akuzat e bëra në drejtim të njëri tjetrit, dhe u vetë hodhën në “kazanin” të cilën me mjeshtri ua përgatiti Albin Kurti. Albin Kurti do të shikojë pas perdeve se si të tre këta liderë, ziejnë e përziejnë në kazanin e tyre, në të cilin i kanë bërë bashkë akuzat e kundër akuzat për njëri tjetrin, dështimet e njëpasnjëshme në politikë dhe dëshpërimin e tyre në skajshmëri. Në zgjedhjet e 8 qershorit, votuesit folën qartë, duke mos e votuar as ish-komunistin dhe zyrtarin e Rrahman Morinës, Isa Musafa, e as të akuzuarin për vrasje e haraç, Ramush Haradinajn, e as ish – ministrin e MTPT, Fatmir Limaj, i akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, por votuan Hashim Thaçin dhe Partinë Demokratike të Kosovës që të qeverisë me vendin. Kurse, pa u certifikuar rezultati zgjedhor, nuk dihet fati i Fatmir Limajt dhe kandidatëve për deputetë të NISMËS. Nuk dihet ende nëse Fatmir Limaj, i ngarkuar me akuza për korrupsion, do të kalojë pragun për t’u futur në parlament. Numërimet deri në fund të rezultateve zgjedhore mund ta ndryshojnë situatën, duke bërë që NISMA të mos e kalojë pragun për t’u futur në parlament. Pra, një ngutje e tillë për t’u turrur drejt ndarjes së pozitave duke qenë në radhë të parë humbës dhe duke mos pritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, pa reflektuar politikisht përben rastin më paprecedent. Të tre liderët do të mbesin me gishta në gojë edhe nëse zgjedhjet përsëriten. Votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës veç sa do të mobilizohen më shumë për ta legjitimuar edhe njëherë Hashim Thaçin për mandatar të Qeverisë, kur partia e Albin Kurtit, VV do të arrijë të marrë një pjesë të elektoratit të tyre, dhe NISMA mbase edhe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu