Opozita thërret strukturat në tubim mobilizues

0
427

William Walker

Subjektet opozitare kanë planifikuar për nesër një tubim që e kanë cilësuar si mobilizues me strukturat e veta.

Nuk ka treguar se për çfarë do të jetë mobilizimi, por të tilla organizime opozita deri tani ka bërë para protestave që i ka organizuar për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë – për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe – dhe atë me Malin e Zi – për Demarkacionin, raporton Koha.net.

“Nesër, më 16 janar, në ora 13:00, subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me struktura. Tubimi mbahet në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftimin e subjekteve opozitare.

Levizja “Vetevendosje” neser mban tubime dhe me Bashkatdhetaret ne disa Qytete të Zvicerres, Gjermanis, Suedis dhe Norvegjis, ne perkrahje të kauzes kunder “Zajdenices” dhe Qeveris, Kuislinge te isa Hashimit.

Një protestë gjithëpopullore opozita e ka organizuar të shtunën e 9 janarit, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, Qeveria Mustafa Thaqi, duket te jete vene ne presion nga Zeri i Qytetarve të Kosovës dhe ka shpeiton te bei pazaret e fundit te behen Krytar e zv. Ministria.

Opozita nuk ka caktuar ende datë të saktë të protestës së radhës, por ka thënë se ajo do të mund të organizohet brenda janarit, dhe ka garantuar se nuk do të lejojë normalizimin e gjendjes në Kosovë derisa Qeveria Mustafa-Thaçi të dorëhiqet e kësisoj të bien edhe dy marrëveshjet e kontestuara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu