Ora e Përballjes

0
205

Blerim Muriqi

E sotmja politike dhe funksionale e vendit është në udhëkryq si asnjëherë më parë. Kaotizmi,i cili sot karakterizon shoqërinë tonë ka zënë fillin e një kanalizimi dhe opozita në sfondin e saj po ravijëzon kontuarat e një kauze e cila do jetë fatale për pozitën e veçnarisht për mendësinë e saj despotike.

Sot Opozita është konsiderueshëm më me fat se kundërshtari i saj dhe më në qartësi se masa në pritje. Krahas fatkeqësisë së tejkalimit të kopetencave nga autoritetet vendimarëse, të cilat rezultuan me marrveshjet e këqia në Bruksel dhe pashpresa ekonomike e limiti i varfërisë bashkë me deformimet e parreshtura në ushtrimit të pushtetit, zhvatja e vendit dhe Autokracia e egër e dilitante e pushtetit i kanë hapur mundësin ndryshimit jo vetëm të të menduarit e gjykuarit në shoqëri por edhe të ndryshimeve pse jo edhe me rrotacion pushteti. Aktorët e vetëm të vendimarrjeve të këqia Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa edhe pse në ethe provuan të zgjasin kohën e qëndrimit jashtë vendit prap se prap as nga atje nuk u eci mbar dhe qëndrimi kishte një fund. Karramelet që përdorën nuk i shijoj kush. MSA-ja, Liberalizimi e ndonjë broçkull e tipit të tillë nuk e entuziazmoj askë, bilës as i futi në punë bashkëpartiakët e tyre e bashkëpushtetoret me përjashtim të ndonjërit syresh, të cilët edhe sikur të risjellin diellin prap populli do ndjehet i neveritur nga ta. Kjo tregon se shpërfytyrimi i tyre në këto vitet e pasluftës ishte i madh.

Dueli

Se kryepushtetarët janë në kaos, flet shumë sjellja e tyre. Ata janë në heshtje varri. Karramelet që provuan t`ia shesin popullit, ai ua mori si dushk për Gogla. Ata u kthyen në atdhe krejt në fshehtësi. Isa Mustafa si mi tallash dhe Hashim Thaqi në parëndësinë e tij. Për dallim Hashimi u mundua të rivëjë komunikimin e rrejshëm përkushtues me popullin, duke cytur afishues të një fotoje të tij gjatë kthimit në klasë ekonomike të aeroplanit, kinse ai ruaka buxehtin e vendit e nuk u sillka si kolegu i tij Adem Garbovci (sjellja e të cilit kishte neveritur opinionin kur hoqi nga klasa e bisnesit një ministër dhe ia shfrytëzoj rezervimin duke e plasur atë në klasë ekonomike). Epo populli e ka kuptuar tashmë cili është Shefi i shefave, le ta marr vesh edhe ministri. Fotot e tilla klasash të lira fluturimi nuk e rikuperojnë figurën e Hashimit. Populli ka shumë sy, mund të ketë parë edhe ndonjë kosto darke Dubrovnikase të përfolur. Në mos parë, të paktën është zier në përfoljet e tilla. Fundja Kosova është dëshmmi e mjaftueshme edhe Zhvatjeje.

Ditët e këqia të cilat nuk po u ndahen Kryepushtetarëve si një malarje paragoditëse e kanë vërshuar edhe guximin e tepruar të besnikëve të tyre

Në një emision opinionesh, Hilmi Reçica doli më keq se plangprishësit e komiteteve. Ai shkoi aq larg, sa në përballje me Rexhep Selimin (një kryeprotagonist kyç i Luftës çlirimtare, sot opozitar), i qau hallin Serbisë vrastare. Hilmiut në konceptet e tij të varfëra e të gabuara sikur iu dhimbs Serbia, e cila sipas tij e kishte shumë të vështirë të flas me Kosovën. Edhe pse Hilmiu pushtimin dhe terrorin serb e vuajti burgjeve serbo-sllave ku la rininë e shëndetin. Edhe pse ai iu bashkua luftës çlirimtare dhe iu gëzua lirisë si gjithë çlirimtarët mjerisht shfaqi atë ndjesi fatale. Cilitdo, do i vinte keq ta shihte shokun e djeshëm në paraqitje të tillë. Jo pse dyshohet se ai kishte devijuar në atë masë, por se servilizmi për ti shërbyer njëshit i kishte humbur arsyen. Payshim i erdhi keq edhe Rexhepit. Ai nuk e ngau ta denigronte. Sekush atë natë çuditshëm është pyetur: Ç`metamorfozë?!!! Për të qenë mozaiku më i plotë dhe mjerimi më i madh se cilët na drejtojnë sot, u përkujdes Rexhepi në vazhdimin e përballjes së tij me Hilmiun. Duke dashur Hilmiu të thirrej në Kushtetutë dhe ligjmëri për të dëshmuar mos cenimin e rendit kushttetues të vendit nga Statuti i Bashkësisë Serbe (ASOCIACIONIT), ai kishte marrë me veti Kushtetutën, por Rexhepi e vuri edhe njëherë në sprovën humbëse të themi përfundimtare, duke i kujtuar se nuk është konstitucionalist dhe për pasojë nuk është interpretues i kushtetutës. Hilmiu iu bind faktit, s`kishte si ndodhte ndryshe. Ai u tregua vet i pazoti dhe opinionit i dha fotografin reale të kapjes së PDK-së. Ndryshe një Parti me udhëheqje të dalur nga lufta s`kishte si të pranonte e aprovonte vendime të tilla për sakatosjen e vendit me falje tokash e defunksinalizim të brendshëm.

Derisa përballja pasuese e Adem Grabovcit me Glauk Konjufcen ishte krejt Skandaloze. Glauku si një luftëtar i denjë arenash politike me epërsinë e kauzës që mbronte e demoloi fare kreaturen e Ademit. Edhe sot opinioni mund të mos ta ketë të qartë kush e mundi Ademin. Por Glauku tashmë e di këtë. Ademi ka lënë rrugëve të përbuzjes Ademin e djeshëm dhe kjo ështe arma me të cilën do mposhtet sa herë që do sfidohet në opinion për çështje kaq kapitale e njrëz ¨te motivuar. Ndaj ai në përballjen mediatike me Glaukun nuk shkoj dot përtej disa fjalëve refrene kuturu e pa sens. Ademi doli jo mirë, edhe për faktin e proklamimit të tij se partia është iinteres. Dhe ky interes si duket ka prodhuar tundimin e pushtetit dhe grykësinë e tij.

Pozita tashmë e lënë në fatin e PDK-së dhe duart e treshes Hashim-Kadri Adem nga LDK-ja e papërfillshme dhe Isa Mustafa i hendikepuar provoj sot të performoj aksion poitik me ngjyrim shtetëror. Thaqi u ul në sportelin e shpërndarjes së Certifikatave të veteranëve edhe përkundër që ua vodhi gjithë këto vite, fondin e proklamuar dhe shumën e harmonizuar. Megjithatë, ai nga prapa sportelit iu afrua opinioni publik si asnjëherë më parë, prapa drojës pushtetore.

Kadriu kishte nisur një aksion, dorën në zëmër më të pritshmin e opinionit publik, pasi ai kishte dhënë ca shenja të të kuptuarit se çështja është më e thellë nga sa po mundohen ta paraqesin me injorancën e tyre aktorët e kësaj komedie alla mos-tallëse por shumë të frikshme. Ai ishte kujdesur që krahas aktivitetit në angazhime, si në mbledhjen e kryesisë dhe Debatin të cilin kishte organizuar, të hiqte Dilemat e publikut edhe me një editorial në shtypin ditor. Aksioni i treshes drejtuese për tu rivënë në skenë, në një teren tashmë të luhatur, patjetër se duhet të jetë edhe kërkesë e ndërkombëtarëve për të verifikuar kapacitetet menagjuese të aktorëve aktual, para se bashkësia ndërkombëtare të marrë orientim, mbase të ndërroj pse jo edhe kurs e partner.

Dhe kështu një parti që dikur konsiderohej me mendjen më të koncetruar liridashëse e politikbërëse doli blof, jo pse ajo në të vërtetë nuk ishte e tillë por se kapja është e madhe. Kolegët e tyre patriak e pushtetor në masë të madhe i ka kapur heshtja. Ajo flet shumë. Marrëveshjet të cilat i bënë të heshtin ka rrezik ta nisin rajonin në një “rrugëtim platformash”.

Pozita duket çartazi se është në Panikë. Ajo po flet shumë përçartë. Zërat përbërës të saj tashmë duket se nuk janë në një mendje me shefat arrogantë edhe për çështje të rëndësisë së veçantë. Heshtja në taborrin e pozitës duket të jetë më e frikshme se dhe vetë angazhimi Opozitar dhe atmosfera gati kryengritëse në Rugovë dhe gjithandej ku Peja kufizohet me Malin e zi.

Dhe si për ironi të fatit, sot një eksponent i qeverisë vëshoj portalet si i akuzuar për përfitimet abuzive. Ai u kërkonte femrave kafe e mbase edhe më shumë se kaq në shkëmbim sigutrimin e një dokumenti të cilin studentët ligjërisht e kanë falas apo disi ashtu. Don Zhuani dhunues i ligjit dhe jetës doli të jetë edhe asistent në fakultetin publik. Kur një dokument i garantuar shkakton kaq kushtëzim po nota e nënshkrimet sa vajza duhet te kenë shtruar për tokë?

Opozita duhet të kuptoj peshen e moentit ku gjindet, poashtu edhe grupimet qytetare mbështetëse. Ramushi, Rexhepi e Fatmiri të paktën e kanë vuajtur në kurrizin e tyre Maj-Qershorin e vitit 1998 kur Bashkësia ndërkombëtare i dha edhe një mundësi Millosheviqit të lante hesapet me terroristët e UÇK-së siç i trajtonte atëherë. Dhe ai në saje të kësaj të drejte solli në Kosovë edhe 60 000 trupa ushtarake e policore shtesë. Fati ynë i mirë dhe çartësia ndërkombëtare erdhën me mbijetesen e Ushtrisë sonë të lavdishme. Derisa Ushtrinë tonë çlirimtare e mbajti në këmbë Kauza dhe përkushtimi, Kursi ndërkombëtar dhe e drejta doli në anën tonë si në planin ndërkombëtar poashtui edhe në planin e brendshëm. Rugova më nuk ishte faktor. Ai u kthye në numër matematikor. Pushtetarët rrezikojnë këtë status në kalkulimet e e të mundshmeve.

E solla këtë në vëmendje që tu kujtoj Pushtetarëve fatin e Millosheviqit dhe rejtingun e Rugovës në pas qershorin e `98-tes dhe opozitës e grupeve qytetare vështirësitë e një fitoreje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu