Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MİT) ishte ne Prishtine per te arrestuar Shtetasit Turq

0
158

Mediat turke gjatë ditës së djeshme i kanë kushtuar rëndësi të madhe arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë.

Portali online “Hurriyet daily News” ka raportuar se arrestimi i këtyre gjashtë personave është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Inteligjencës turke, dhe autoriteteve kosovare.

“Hurriyet Daily News” ka shkruar se Agjencia e inteligjencës turke gjatë ditë së enjte  ka sjellë gjashtë persona të dyshuar për lidhje me Organizatën e Terrorizmit Fethullahist (FETÖ) nga Kosova në Turqi në një operacion të kryer me bashkëpunimin e agjencisë të spinuazhit.

Sipas këtij mediumi, të gjashtë të ndaluarit u arrestuan nga zbatuesit e ligjit  në Kosovë më 29 mars, si rezultat i bashkëpunimit midis zyrave përkatëse qeveritare të të dy vendeve dhe u dorëzuan në aeroport nga një ekip i posaçëm i vendosur në Prishtinë nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MİT).

Ndërkaq, të dyshuarit janë kthyer  më vonë në Stamboll në një avion të veçantë dhe u arrestuan nga policia turke 29 mars. Ata akuzohen se janë anëtarë të FETÖ, të fajësuar për përpjekjen e grushtit të korrikut 2016 që la më shumë se 250 të vdekur dhe mijëra të plagosur. Besohet se mijëra Burokratë ushtarakë dhe civil të nivelit të lartë të lidhur me FETÖ si dhe njerëz të tjerë kanë ikur nga Turqia para dhe pas përpjekjes së grushtit të shtetit, shkruan “Hurriyet daily News”.

Ndërkohë, shteti turk ka kohë që po bën përpjekje për ekstradimin e këtyre njerëzve, përfshirë udhëheqësin e FETÖ Fethullah Gylen, i cili është në vetë-ekzil në Shtetet e Bashkuara, nga e gjithë bota. Disa qindra të dyshuar të lidhur me FETÖ janë kthyer tashmë në Turqi si rezultat i bashkëpunimit politik dhe të inteligjencës me vende të tilla si Sudani, Pakistani dhe Afganistani.

Ky medium online, ka shkruar se arrestimi i këtyre gjashtë të dyshuarve për terrorizëm është rezultat i mirë i bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Ndërsa, largimi i këtyre personave nga Kosova, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Krerët e lartë shtetëror janë shprehur të shqetësuar se kush e ka dhënë një urdhër të tillë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e Ramush Haradinaj kanë deklaruar se nuk kanë qenë fare në dije për arrestimin e këtyre gjashtë shtetasve turq  të cilët jetojnë e veprojnë në Kosovë tash e disa vite.

“Gazeta Blic”, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se kryeministri Haradinaj ka marrë vendim që t’i shkarkoj ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së Driton Gashi pas arrestimit dhe depërtimit  për në Turqi të gjashtë gylenistëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu