Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjesinë për plagosjen e Azem Vllasit

0
106

Komunikata nuk përmban emra as nofka, por ka kërcënime nga “Shtabi Operativ” se janë mbledhur “shumë Avni Rrustema” që të hakmerren ndaj “lidershipit shqiptar që është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane dhe i zhytur deri në fyt me korrupsion dhe me krim të organizuar”.

Institucionet e sigurisë pritet ta japin vlerësimin e tyre lidhur me këtë komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë:

Prishtinë 15.03.2017

KOMUNIKATË

Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjesinë për plagosjen e titistit, Azem Vllasi! Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.

Duke e ditur se “Udhëheqësit” e këtyre tri luftërave, bënë puç në mekanizmin Politiko-ushtarak, dhe nuk do ta zgjidhin drejt çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor;

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane,

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i zhytur deri në fyt me korrupsion dhe me krim të organizuar;

Duke e ditur se këto dy kategori të «politikanëve» nuk e zgjidhin drejtë çështjen shqiptare, nga gjiri i popullit, janë bashkuar më 28.Nëntor 2001 shumë Avni Rrustema (Avni Rrustemi ishte një hero i popullit shqiptar që ka vrarë 1920 tradhtarin Esat Pashë Toptana, i cili ishte i lidhur me Serbinë) për ta vrarë tradhëtinë,
Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar mbi gjithë ata që në emër të lufterave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.

Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtuesëve.

Avni Rrustemat janë gjallë dhe çdo herë dhe çdo kund do të goditet tradhtia!

SHTABI OPERATIV I ORGANIZATES “SYRI I POPULLIT”
Avni Rrustemi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu