OVL e UÇK’së: Ditëve në vijim do ta shijoni përballjen me ne!

0
82

Protestat e OVL-se

Organizatat e dala nga lufta e UÇK’së kanë paralajmëruar Qeverinë dhe Universitetin e Prishtinës se do ta shijojnë përballjen me kategoritë e dala nga lufta.

OVL e UÇK’së ka paralajmëruar se durimit i ka ardhur fundit.

“Organet tona drejtuese, gjatë ditëve në vijim, do të konsultohen për hartimin e strategjisë për veprimet e mëtutjeshme, e të gjithë ata që morën pjesë që nga përfundimi i luftës në lojën djallëzore për demonizimin e dëshmorëve dhe luftëtarëve, përfaqësuesve të tyre, do të shijojnë përballjen me ne. Kemi qenë të heshtur shumë herë dhe kemi duruar shumëçka, për shkak të situatës politike të vendit tonë, por durimit i ka ardhur fundi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OVL e UÇK’së .

Lexojeni të plotë komunikatën

Edhe pse e drejta ligjore ishte në anën tonë, dhe për zbatimin e saj morëm premtime nga organe të ndryshme, çështja e regjistrimit të studentëve të kategorive të dalura nga Lufta e UÇK-së, tani ka mbetur në duart e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me anë të kësaj komunikate, që ne besojmë se do të jetë e fundit për këtë çështje; SHFD, SHIL dhe OVL të UÇK-së, njoftojnë mbarë opinionin se ndjehen të fyer dhe të injoruar, ndërsa aplikantët për studentë, ndjehen të shqetësuar dhe në depresion, për shkak të luftës mediale, e cila filloi me shpifje dhe përfundoi me tentim për njollosjen e vlerave të luftës.

Duke pritur tani, një vendim pozitiv nga Qeveria, pas takimit sqarues që kishim me Kryeministrin dhe Ministrin e Arsimit, ne ju themi të gjithë atyre që e kundërshtuan këtë proces dhe këtë traditë bashkëpunimi mes nesh dhe Universitetit të Prishtinës, se nuk do të amnestohen dhe se Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së nuk do të harrojnë qëndrimet e tyre, shpifjet dhe ofendimet që u drejtuan ndaj nesh, qofshin ato parti politike, media, analistë, deputetë apo komandantë të luftës.

Kjo gjendje që u shkaktua nga mos hyrja në fuqi e ligjit për Veteranët e Luftës, është vetëm një nga pakënaqësitë e grumbulluara nga gjendja e rëndë ekonomike e sociale e kategorive të dalura nga lufta, me theks të veçantë, veteranët e luftës së UÇK-së.

Organet tona drejtuese, gjatë ditëve në vijim, do të konsultohen për hartimin e strategjisë për veprimet e mëtutjeshme, e të gjithë ata që morën pjesë që nga përfundimi i luftës në lojën djallëzore për demonizimin e dëshmorëve dhe luftëtarëve, përfaqësuesve të tyre, do të shijojnë përballjen me ne. Kemi qenë të heshtur shumë herë dhe kemi duruar shumëçka, për shkak të situatës politike të vendit tonë, por durimit i ka ardhur fundi.

Sinqerisht, ne besojmë se Qeveria e Kosovës do të merr vendim pozitiv për regjistrimin e studentëve, dhe se kjo çështje nuk do të shtohet në pakënaqësitë tona e padrejtësitë e vazhdueshme me të cilat jemi përballur që nga pas lufta e deri tani.

SHFD, SHIL dhe OVL të UÇK-së

Prishtinë 26 dhjetor 2014

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu