OVL UÇK fton veteranët në protestë

0
10

Prishtinë, 23 dhjetor – Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur të premten ka kundërshtuar unanimisht Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, të miratuar më parë nga Kuvendi i Kosovës. Njëkohësisht Këshilli Drejtues, si organ më i lartë i kësaj organizate kërkon nga presidentja Jahjaga që të marrë parasysh kërkesën e Kryesisë së OVL të UÇK-së për mos nënshkrim të këtij ligji dhe kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend.

Këshilli Drejtues ka vendosur që 30 dhjetorin – Ditën e Veteranit të UÇK-së, ta shënojë me një protestë paqësore, për shkak të injorimit të kërkesave të veteranëve për një ligj të mirëfilltë.

Protesta do të mbahet në Prishtinë me fillim në orën 12:00.

Për detajet e protestës, veteranët do të informohen në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu