Pacolli e shkatërrojë punën 7 vjeçare për 1 minutë

0
276

Omer Daku ish kryetar i AKR-së i cili u shkarkua nga Behgjet Pacolli padyshim mbetet figura më autoritative gjatë kohës sa e udhëhoqi AKR në Gjilan.Për rajonipress Daku tregon të vërtetën dhe angazhimin e tij pas largimit nga AKR-ja.

Omer Daku nuk ka qejf fort të flas për AKR, edhe pse aty ka punuar e është angazhuar hiq më pak se shtatë vite. Për rajonipress Omer Daku tregon sesi Pacolli e shkatërrojë punën dhe mundin shtatë vjeçar të AKR-së në Gjilan.

Daku megjithatë hedh poshtë spekulimet se ka pasur ndonjë marrëveshje me ndonjë parti politike. Ndryshe Omer Daku, i cili edhe është nënkryetar i Komunës thotë se dëshiron t’i harrojë zhvillimet në AKR dhe të ecë përpara. Thotë se koha do të tregojë dhe do t’i qes në pah të gjithë të vërtetën dhe prapaskenat që u deshtë vetëm një minutë dhe të shkatërrohet gjithçka.

Daku thotë se ata që u munduan të shkatërrojnë anën pozitive të AKR-së në Gjilan janë individë të caktuar të cilët kanë shikuar në radhë të parë vetëm interesat e ngushta, po natyrisht kësaj i ka kontribuar edhe qasja totalisht e papjekur politikisht e Behgjet Pacollit i cili për fat të keq edhe afër vetes ka persona që nuk ia duan të mirën AKR-së dhe vet Pacollit.

Daku megjithatë mburret që për 7 vite ka punuar në mënyrën më të ndershme në AKR dhe po ashtu edhe në qeverisje për dy mandate dhe se për këtë do të ecë ballëhapur gjatë gjithë jetës.

Se vërtet ka punuar dhe ka përkrahje nga ish aktivistët dhe anëtarët e AKR-së Daku tha se është dëshmuar edhe pas largimit të tij .“Pas largimit tim në mënyrë publike kanë dhënë dorëheqje mbi 80 % e AKR-së në Gjilan duke më dhënë përkrahje e mbështetje për vendimet e mia”.

Daku tha se nuk ka ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt politik, tani pas largimit të tij nga AKR-ja . “Me përgjegjësie më të madhe e them se nuk kam pasur dhe nuk kam marrëveshje me asnjë parti politike, por kam kontakte po thuaja me të gjitha partitë politike dhe se nuk kam refuzuar asnjë takim”.

Daku tha se për hapat në vijim ai do të takojë të hënën gjithë strukturën e ish AKR-së të cilët iu kanë bashkangjitur në mbështetje të plotë dhe nga aty do të merret vendimi përfundimtar për hapat në vijim, por duke mos mohuar se mund të dal edhe si kandidat i pavarur dhe me listë të plotë për këshilltarë komunal pasi që gjithë kësaj strukture që ishte në AKR ju ka bashkangjitur edhe një rrjet i fuqishëm i rinise dhe numër i madh i intelektualëve të tjerë të pa orientuar politikisht tha Daku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu