Pacolli, Kali i Trojës i Rusisë

0
378

Zurich, 20 shkurt – Gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag», që është edicioni i së dielës i gazetës së famshme «Neue Zürcher Zeitung» shkruan se Behgjet Pacolli nuk është president i ëndrrave për shtetin e ri të Kosovës. Në numrin e së dielës kjo gazetë shkruan:

«Ndërkohë 60-vjeçar, i martuar me një ruse, Pacolli, i cili ka fituar shumë para në Rusi dhe në fillim të luftës së Kosovës madje u takua për negociata me kryetarin serb Milosheviq, me qëllim që t’i përjashtojë fuqitë perëndimore (nga ndërmjetësimi dhe ndërhyrja në Kosovë , v.j.), nuk është president i ëndrrave të shtetit të ri.

Ai dyshohet se për shkak të lidhjeve të tij të mira me Moskën është Kali i Trojës i Rusisë, kundërshtares së pavarësisë së Kosovës».

«NZZ am Sonntag» njofton se në shkurt 2008 Pacolli në një gazetë kroate u citua me deklaratën se Serbia na qenkësh nënë e Kosovës. «Këtë mendim mbase nuk e ndajnë të gjithë në Kosovë. Vëzhgues në vend dhe në botën e jashtme janë të shqetësuar: Një figurë kaq shumëngjyrëshe dhe e diskutueshme gjithsesi nuk do në ndihmojë në përmirësimin e imazhit të shtetit të ri», thotë deputetit i parlamentit të Zvicrës Andreas Gross, i cili është njohës i zhvillimeve në Kosovë.

Gross është po ashtu anëtar i Këshillit të Evropës.

Deri më 2008 nën hetime

Pasi përshkruan karrierën e Pacollit gazeta zvicerane nënvizon se në kantonin e Tiçinos, ku gjendet selia e firmës së tij Mabetex, ai përmes një fondacioni bamirës ka organizuar pushime dhe programe ndihmëse për fëmijët nga Lindja. Më tutje gazeta shton:

„Ai (Pacolli, v.j.) mban lidhje të mira me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ia ka dhënë një tender disa milionësh. Pacolli dhe Thaçi e kanë një armike të përbashkët: Carla Del Ponte. Ajo dyshon se Thaçi prej vitesh është i involvuar në tregti me organe në kuadër të krimit të organizuar – një akuzë që së fundi u ngrit edhe nga Dick Marty. (…) Del Ponte e ka ndjekur Pacollin për shkak të dyshimit për korrupsion dhe spastrim parash“. Gazeta shkruan se Pacolli deri në vitin 2008 ka qenë nën hetime në Zvicër për shkak të shpëlarjes së parave/koha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu