Pakistan, atentat kundër policisë

0
93

Një autobombë ka shpërthyer sot në rezidencën e një zyrtari të policisë në Quetta, qendër e provincës Baluchistan në Pakistan. Si pasojë e shpërthimit, një person është vrarë dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Atentatorët e kanë drejtuar makinën drejt shtëpisë së zv.inspektorit të përgjithshëm të policisë investigative të qytetit.

Ndërkohë në Bara, pikërisht në Khyber Agenci, zonë fisnore në kufi me Afganistanin, gjashtë pjesëtarë të një reparti të forcave të sigurisë mbetën të plagosur si pasojë e një tjetër atentati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu