PAN konsideron votimin e fshehtë në seancën e 3 gushtit për Veselin kryetar të Kuvendit

0
46

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në seancën konstituive dhe ende nuk është zyrtarizuar emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Ish-kryetari, Kadri Veseli, është i preferuar i PAN-it, por jo i partive të tjera që kanë fituar ulëse në Kuvend, prandaj zgjedhja e tij mund të mos jetë e lehtë, raporton KTV.

Përpos që po deklarohen publikisht se i kanë votat, PAN-i po shqyrton edhe mundësitë e tjera për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Madje një nga opsionet është edhe votimi i fshehtë në seancën e 3 gushtit, megjithëse këtë nuk e kanë pranuar publikisht.

Një votim i tillë lejohet duke u mbështetur në aktgjykimin e kushtetueses të korrikut të 2014-ës, por edhe kjo mund t’u dështojë.

Nëse PAN-i do të tentonte ta bënte këtë, partitë e tjera thonë se do t’ua prishin kuorumin duke e lëshuar sallën.

Glauk Konjufca thotë se kjo është forma që PAN-i më së lehti mund t’i blejë deputetët.

Ndërsa, Vjosa Osmani nga LDK-ja tha se asnjë nga deputetët e koalicionit LAA nuk kanë asnjë arsye për ta fshehur votën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu