“Partitë do të preferonin zgjedhjet e Reja po të mos frikësoheshin nga rritja e Vetëvendosjes”

0
65

Kryetarja e Subjektit Politik Alternativa, Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka folur për proceset në vend, përderisa ka kundërshtuar idenë e ish-shefit të saj të partisë në AKR, Behgjet Pacollit.

Ajo ka thënë se me situatën e krijuar shumë lehtë mund të ballafaqohemi me zgjedhjet e reja parlamentare të cilat sipas saj do të ishin të pëlqyeshme nga shumica po të mos ishte frika se Vetëvendosje do të rritej edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

“Me këtë situatë të krijuar, ne shumë lehtë mund të ballafaqohemi me zgjedhje të reja parlamentare, të cilat përndryshe do të ishin të pëlqyeshme nga shumica, nëse nuk do të ishte frika se subjekti i parë në Kosovë, Vetëvendosje, do të rritej ende më shumë nga zgjedhet tjera”.

“Situata e krijuar kërkon zgjidhje të shpejtë dhe program të detajuar qeverisës. Kërkon Qeveri parimore me dikasterë të reduktuar dhe ministra profesionalë”, ka thën ajo.

Ajo më tutje ka thënë se arsyeja e vërtetë e zgjedhjeve të 11 qershorti nuk është demarkacioni e cështje të tjera por sipas saj është ripozicionimi në pozita udheheqësie institucionale nga individ të caktuar.

“Ironikisht, nuk është as demarkacioni arsyeja e vërtetë e zgjedhjeve të 11 Qershorit. Është insistimi për ripozicionime në pozita udhëheqëse institucionale të individëve të caktuar. Skenar ky që pa përjashtime apo dallime përsëritet në Kosovë në vazhdimësi. Ja ku jemi edhe një herë, Kosova si shteti më i izoluar në Ballkan, po humb shanse pas shansi për t’u zhvilluar si vend normal”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu