Pas ngritjes së aktakuzës, PDK dhe AAK nuk do të duken më njëlloj

0
93

Një burim ndërkombëtar i ka thënë Gazetës Express se tash e tutje çdo lëvizje politike në vendin tonë do të bëhet duke e pasur parasysh ngritjen e aktakuzës. Ky burim tregon edhe për disa detaje rreth përfshirjes se zyrtarëve të dy partive politike në rastin e Rahovecit, ku janë zhdukur disa serbë gjatë ofensivës së vitit 1998.

Burime ndërkombëtare të Gazetës Express kanë treguar në kushte anonimiteti se tash emrat e personave që pritet të akuzohen për të ashtuquajturin rast të trafikimit të organeve ndodhën në EULEX.

“Askush nuk e di më siguri të plotë se kush prej politikanëve të vendit do të akuzohet, por tashmë dihet me siguri se bëhet fjalë për shumë politikanë, të PDK’së dhe AAK’së”, tha ky burim duke sqaruar se “pritet që niveli i zyrtarëve të akuzuar të jetë aq i lartë sa përfundimisht pas ngritjes së kësaj aktakuze do të ndryshojë fizionomia e dy subjekteve politike të dala nga lufta”.

Sipas këtij burimi, secili hap politik që do të ndërmerret në vendin tonë, përfshi edhe agjendën zgjedhore, është i lidhur ngushtë me ketë aktakuzë.

“Edhe data e zgjedhjeve është e ndërlidhur, edhe riformatimet e mundshme, edhe negociatat me Serbinë…”, tha ky burim ndërkombëtar.

Sipas tij, bëhet fjalë, jo për trafikim të organeve, por për serbë të zhdukur në Rahovec gjatë ofensivës së verës së vitit 1998.

“Dyshohet se disa serbë, më shumë se 100, janë marrë në kohën e ofensivës së UÇK’së në këtë qytet. Ata dyshohet se janë bartur – saktësisht me Golfa 2, në drejtim të Shqipërisë. Mendohet se në Shqipëri për ta është kujdesur një zyrtar i lartë i PDK’së”, tha ky burim, i cili ka lexuar pjesë të aktakuzës që po përgatitet.

“Transportin e tyre për në Shqipëri, dyshohet se e ka bërë një zyrtar i lartë i AAK’së. Ndërsa orkestrimi i rrëmbimit të tyre dyshohet se është bërë nga zyrtarë të lartë të të dyja partive politike, por kryesisht te PDK’së”, i ka thënë gazetës ky burim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu