Pas shpërthimeve, mbyllet Shtëpia e Bardhë

0
355

USA

Shërbimi informativ amerikan e ka mbyllur Shtëpinë e Bardhë pasi që në afërsi të saj janë dëgjuar detonime të fuqishme, derisa reporterët në kopshtin para rezidencës së presidentit amerikan e kanë pritur largimin e tij me helikopter për në Selma të Alabamas.

Shkaku i shpërthimit ende mbetet i paqartë, raporton AFP.

Njësitë K9 të CIA-s e kanë hetuar një veturë në kthesën e Avenysë së 16-të dhe Avenusë Kushtetuese, të cilat kufizon me oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ka njoftuar zëdhënësi i shërbimit, Bryan Leary, transmeton Indeksonline.

Policia dhe automjete zjarrfikëse janë parë së bashku në skena të jashtëzakonshme emergjence në një segment rruge shumë afër Shtëpisë së Bardhë – bëhet fjalë për rrugën 15th Street NË në Uashington shumë pranë ndërtesës së qeverisë amerikane.

Mediat amerikane thonë se një karrocier ambulant që shiste ‘fast food’ është përfshirë në zjarr më 7 mars, 2015 rreth orës 10;00 të paradites së sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu