Pasi ia zbuluan mediet, Haradinaj e pranon se njerëzit e tij folën për Asociacionin me Gjuriqin

0
186

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të fshehtë të Berlinit ku ishin pjesëmarrës një delegacion i përbërë nga ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe shefi i stafit të tij, Selim Selimi.

Haradinaj ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave Serbe për të cilin Serbia është ankuar se nuk është plotësuar si marrëveshje, duke lënë kështu të kuptohet se në takimin e fshehtë të Berlinit është diskutuar edhe për këtë temë.

“Ka mbetur pa u zbatuar Asociacioni i Komunave Serbe, por arsyeja pse ka mbetur është se ka mos-pajtueshmëri mes palëve sepse Kosova e vlerëson se duhet të formohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Haradinaj.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave serbe është marrëveshje e vitit 2013 që i takon dialogut teknik dhe kjo rrjedhimisht nënkupton se në Berlin është diskutuar edhe kjo çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu