Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi

0
288

Prishtina u gdhi sot kuq e zi. Jo vetem sheshet jane stolisur me flamuj kombetar por edhe qytetare te shumte vershuan rrugeve te kryeqytetit kosovar me ngjyra kuq e zi.

Me nje nisme te Aleances Kuq e Zi, flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë Newborn. Ne ambientet e kinemase ‘ABC’ u mbajten fjalimet e Aleances Kuq e Zi, ku pati nje moment prekes edhe Kreshnik Spahiu gjate fjalimit te tij teksa rrefente mbi udhetimin e tij te pare drejt Kosoves ne moshen 10-vjecare. Ne ate kohe e kishin thyer mbrapsh forcat serbe ne kufi.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=-Ma3qdlgpF0

Me tej, Aleanca udhehoqi nje marshim drejt obeliksut Newborn, ku shpalosi edhe flamurin gjigant, qe kishte ardhur nga Vlora. Flamuri u shpalos mbi Neëborn per disa caste me moton “bace do ta kryejme kuq e zi”, duke iu referuar bashkimit te trojeve shqiptare. 

Keshtu, edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 Nëntorin, në fakt janë komuna e Prishtinës, lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuq e Zi nga Shqiperia, ata që kane menduar ta gjallerojne atmosferen ne Kosove. 

Ne mengjes levizja Vetevendosje vendosi nje flamur te madh prane godines se kuvendit te Kosoves dhe rrethit ne hyrje te Prishtines. Deputeti i kësaj levizjeje në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjuvca tha me këtë rast se ky aksion simbolik po bëhet ashtu siç i ka hije institucioneve të vendit tonë, duke e quajtur atë flamur “flamuri i Adem Jasharit”, edhe pse sipas tij, qeveria ka hequr dorë prej tij.

“Ne jemi këtu sot para Kuvendit të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e vendosi në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç i ka hije institucioneve tona flamurin e Adem Jasharit, përkundër qeverisë, e cila ka hequr moti dorë nga flamuri i Adem Jasharit dhe na e ka sjellë flamurin e Ahtisarit dhe nëpërmjet kësaj mënyre, ne ua urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë Ditën e madhe të Flamurit”, ka thënë Konjuvca, bën të ditur Kosovapress.

Ai ka shtuar se nëpërmjet këtij aksioni ata solidarizohen me shqiptarët e Luginës, të cilët, siç tha ai, po e festojnë Ditën e Flamurit me flamurin kuq e zi, përderisa për Qeverinë e Kosovës ka thënë se e ka vetëm një fushatë, atë të negociatave dhe kompromiseve të pandalshme me shtetin e Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu