PDIU: “Prefiksi +355 do t’u kursejë shqiptarëve miliona euro”

0
300

Do t’i kursejë bashkëkombësve tanë të Kosovës qindra milionë euro që deri më sot kanë shkuar drejt Monakos, Sllovenisë e Serbisë.

Shërben si një hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar.

TIRANË- Partia për Drejtësi Integrim Unitet përshëndeti sot rezolutën e sapodalë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që synon adoptimin e prefiksit telefonik +355.

Në një deklaratë për shtyp të PDIU-së, thuhet se kjo nismë jo vetëm që do t’i kursejë bashkëkombësve tanë të Kosovës qindra milionë euro që deri më sot kanë shkuar drejt Monakos, Sllovenisë e Serbisë, por shërben si një hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar dhe përputhet me qëllimet dhe programin e partisë sonë.

“Ne bëjmë thirrje që kjo rezolutë të merret sa më shpejtë në shqyrtim nga Qeveria e Kosovës, por dhe ajo e Shqipërisë, si dhe të ndërmerren pa humbur kohë hapat e nevojshëm për ta mundësuar unifikimin e prefikseve ndërkombëtarë telefonikë”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Ajo vlerëson se do të ishte me një simbolikë dhe vlerë të veçantë që marrëveshja e unifikimit të prefiksit të konkludohej brenda këtij viti jubilar. “Ne do të përdorim ndikimin tonë dhe do të përkrahim çdo përpjekje të tillë që mundëson integrimin mbarë-kombëtar dhe vë në vend padrejtësinë kombëtare që i është bërë kombit tonë në 1913”, përfundon deklarata.

M.Alla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu