PDK heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit?!

0
447

PDK-ja

Partia Demokratike është e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetueses të drejtën për këtë pozitë ia jep kësaj partie, raporton TV Rrokum.

Anëtari i kësaj partie, Ardian Arifaj, ka thënë se me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik, PDK është e gatshme të heqë dorë prej nominimit të kryeparlamentarit.

E, përfaqësuesit e partive të bllokut, vazhdojnë të deklarojnë se në asnjë rrethanë nuk pranojnë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në.

Donika Kada Bujupi, deputete e AAK-së, theksoi se vijat e kuqe për PDK-në, blloku nuk do t’i heq.

Ndërsa, kërkesat e ndërkombëtarëve që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk i konsideron presion.

Drejtuesi i Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj, thotë se ende ekziston mundësia për një koalicion LDK-PDK.

E, plani i ri i PDK-së, për të hequr dorë nga pozita e të parit të Kuvendit, i ka lehtësuar rrugën bllokut që këtë pozitë ta sigurojë për Isa Mustafën.

Ligjërisht kanë mbet edhe pesë ditë afat që të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Por, ende nuk është caktuar data për seancën e re, e cila duhet të thirret nga kryesuesja, Flora Brovina. /Rrokum/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu