PDK-ja, dështon ta zgjedhë Arsim Bajramin Kryeparlamentar

0
85

Hasha ka zgerdhihet

(E Plotsuar)

Seanca ndërpritet deri në njoftimin e ardhshëm…

  • 10:22 am

    Kryesuesja nga radhët e PDK-së, vazhdoi seancën konstituive të legjislativit të V-të të Kosovës, duke u thirr në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që thotë se në seancën e 17 korrikut nuk janë zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët.

    Ajo ftoi nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi, të propozoi kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i propozuar nga subjekti i tij siç është cekur më parë, është Arsim Bajrami.

    Për votuan 44 deputetë, kundër 61, abstenojnë 11.

    “Kandidati nuk mori votat e mjaftueshme, për t’u shpall kryetar të Kuvendit. Prandaj, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë”, tha ajo.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ti mbledhë 61 vota për ta zgjedhur Kryeparlamentarin, pavarësisht se zyrtarët e saj vazhdimisht kanë thënë se kanë deputetë për ta siguruar pozitën e kreut të Parlamentit.

Deputeti dhe Nënkryetari i PDK’së dhe Hajredin Kuci e ka kandiduar Arsim Bajramin për kryetar të Parlamentit duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë atë. Por, kur Kryesuesja e Seancës Flora Brovina e ka hedhur në votim kandidaturën e tij Bajrami nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për të kanë votuar 44 depuetët , kundër 61, ndërsa kanë abstenuar 11. Ndërkohë Kryesuesja e ka ndërprerë seancën e cila nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.

Kuçi propozon Arsim Bajramin për Kryetar të Parlamentit, dështon zgjedhja e tij

Kuçi e ka quajtur personalitet të shquar Bajramin që ka dhënë kontribut në shtetndërtim.

(E plotësuar)

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë, por zgjedhja e tij ka dështuar.

Për kanë votuar 44 , kundër 61, kanë abstenuar 11. Ndërkohë Kryesuesja e ka ndërprerë seancën.

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kane ardhur ne seancën konstituive të Kuvendit. Limaj nuk ka ardhur ne seance pasi ai është duke u ballafaquar me akuza për krime lufte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu