PDK-ja në Viti me probleme të medha për të zgjedhur Krytarin e Degës

0
277

Vzhdon trysnia dhe dhuna mediatike e propagandistike kunder PDK-së dhe kundër Degës së saj në Viti

Të vjen keq dhe të vjen zor kur lexon dhe dëgjonë fushatën e orkestruar kundër Vitisë dhe Degës së saj, kur lexon dhe dëgjon dezinformatat, gjysmë të vërtetat dhe shpifjet që përhapen nga disa persona që dikur i ke njohur për “burra” të mirë, atdhedashës, të ndershëm, idealist…, kurse sot, pa iu skuqur faqja gënjejnë, dezinfrmojnë dhe mashtrojnë antarët e PDK-së dhe opinionin publik bash sikur duke ngrënë bukë e hallvë!! Edhe sot, si zakonisht këta muajt e fundit, lexova dhe dëgjova rrenat, dezinformatat dhe të pavërtetat që përhap Basri Musmurati (person teknik për zgjedhjet, person që do të duhej vetëm me i (m)bart letrat dhe me mbajt shënime) dhe “vëllai” i tij Adem Graboci, që të dy anëtarë të asaj Kryesie ku jam edhe unë e shumë të tjerë (as më shumë dhe as më pak). Që të dy, pa fije turpi gënjejnë dhe dezinformojnë opinionin dhe anëtarët tanë se paska patur një takim dje me Kryesinë e Degës së PDK-së (Vitisë)!! Absolutisht e pavërtetë, rrenë e kulluar, par exselance!

Rrena dhe dezinformata tjetër, të cilën e lexova dhe dëgjova sot nga mediat, thoshte se (sipas Grabocit dhe Musëmuratit) “Kryesia qendrore ka marrë vendim dhe i ka dhënë ultimatum Degës së Vitisë që të merren vesh deri të hënën për mbajtjen e Kuvendit…”. Anëtarët e PDK-së dhe drejtuesit e Degës së PDK-së në Viti nuk po besojnë akoma se ka anëtarë Kryesie që gënjejnë dhe dezinformojnë kaq ulët dhe kaq paturpësisht. Kryesia e PDK-së nuk ka mbajtrur mbledhje dje dhe as pardje… Ka qenë një takim joformal (muhabet) me afërsisht gjysmën e Kryesisë, ku nuk është biseduar fare për Degën e Vitisë. Pastaj Dega e PDK-së dhe drejtuesit e saj janë të marrur vesh shumë më mirë se vetë qendra e PDK-së. Pikërisht kjo edhe po i pengon Kryetarit të PDK-së dhe këtyre dostave të mi. Kjo është arsyeja pse po insistohet me e shty mbajtjen e Kuvendit të Degës!
Tashmë është e qartë për çdo anëtar të PDK-së në Viti dhe për mbarë opinionin publik se në Degën e Vitisë nuk ka pasur asnjë problem dhe se Kuvendi i Degës, po të mos pengoheshim, do të mbahejë para shumë degëve tjera.

Është e qartë se këta “shpëtimtarët” e Degës së PDK-së në Viti (si Adembasri partia), që flasin në emër të Kryesisë qendrore dhe të PDK-së ka tri vjet që nuk kanë shkelur në Viti (në zyrën e PDK-së), por që në Viti ishin të pranishëm përmes argatit të tyre të mjerë, N. Arifit dhe mafias në këtë komunë me të vetmin qëllim: izolimin dhe shkatërrimin e çdo politikani apo drejtuesi të Degës që nuk pajtohet me korrupcionin moral, politik dhe financiar. që nuk pranon të shpërdorojë qeverisjen dhe paranë e pasurinë publike… Edhe sot, kur janë bindur se nuk ia dolën, nuk mundën ta pengonin mbajtjen e kuvendeve të nëndegëve në Viti, tash kur dështuan në mbajtjen e kuvendeve paralele dhe krijimin e strukturave paralele (!) duan me çdo kusht të pengojnë mbajtjen e Kuvendit të Degës, duan me çdo kusht dhe dhunshëm ta kthejnë (imponojnë) N. Arifin në PDK… Duan ta kthejnë në DK njeriun që ka tri vjet që po flenë herë me LDK-në, herë me AAk-në, herë me AKR-në, herë me LDD-në dhe më shumë me nëntokën e Vitisë.
Prandaj, edhe njëherë njoftojmë opinionin e gjerë dhe sidomos anëtarët e PDK-së se problemet nëpër Degë dhe në PDK janë shkaktuar nga ky grup që vepron në emër të PDK-së pa PDK-në, jashtë organeve të kësaj Partie, duke përjashtuar organet e saj. B. Musmurati del dhe reciton përditë nga një përrallë, sikur edhe A. Graboci, se “procesi po ecen vaj…”, se “nuk ka asnjë ankesë, asnjë problem, se askush nuk është i përjashtuar…”!! Si nuk qenka askush i përjashtuar?! Sekretari i Përgjithshëm, që në çdo Parti normale është alfa dhe omega e organizimit dhe drejtimit (menagjimit) të Partisë dhe të zgjedhjeve në Parti është tërësisht i përjashtuar nga procesi… Në vend të tij del dhe përrallos Basriu, Ademi, Berati… e hajt, hajt!
Si mund të guxosh, miku im Basri të flasësh për një proces normal dhe për normalitet kur Nënkryetari i Partisë tënde dhe times, Fatmir Lima, sot është njeriu, shqiptari dhe qytetari më i persekutuar i këtij vendi për dhe me arsyetim krejtësisht politik!! Arrestimi dhe burgosja e tij është bërë me një vendim politik, arbitrar dhe deri kriminal të një Salustroje dhe të disa sahalëpirësve shqipfolës! Si mund të thotë dikush se është dikush në këtë vend, se ky vend është shtet kur një qytetar i këtij vendi arrestohet, hetohet, burgoset, ndiqet, akuzohet brutalish dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi?! Vetëm ata që nuk janë normal mund të flasin për normalitet.
Mirëpo, qëllimi është i qartë dhe i vetëm (edhe pse i padeklaruar dhe tinëzar): Shkulja e ferrave, sipas programit politik – mafioz të shpallur disa vite më parë në gazetën “Express”… Vazhdoni shkulni ferrat, por mos harroni se do të shkulni veten tuaj… I thash këto se akoma ndjej keqardhje për këta njerëz që i kisha njohur në kohë, hapësirë dhe rrethana të rënda për këtë copë Shqipëri (Kosovën dhe viset e saja). Unë këtë sjellje, këtë hipokrizi dhe këtë moral të dyfishtë të dostave të mi dhe të kryeshefit të tyre nuk mundem ta arsyetoj dhe nuk mund ta arsyetojë asnjë anëtar i kësaj Partie dhe i kësaj shoqërie. Kjo sjellje dhe këto vese të shëmtuara u kanë hije atyre që dikur, deri në vitin 1999, thoshin nëpër kafehanet e Prishtinës “ajde da priçamo na kullturni jezik” e që sot janë pozicionuar fuqishëm në këtë Parti dhe në kurriz të kësaj shoqërie e të këtij vendi që po ia hanë edhe gurët. Kosova Vitia-PDK-ja ka mundur, mundet dhe do të mundet edhe pa ju, edhe pa këta që parapëlqenin të flisnin “na kullturni jezik”. Prandaj, nëse pak e keni dashur këtë vend SHKULUNI dhe shkoni flini të qetë edhe këto pak vite jetë që kanë mbetur se nuk kemi me jetu nga dyqind vjet, mos u bëni pengesë e këtij vendi dhe populli.

Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu