PDK-ja shpëton Istogun nga rivotimi, shpërblehet me tri drejtori

0
413

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, në orët e fundit të së shtunës ka arritur marrëveshje me PDK-në që ta votojnë kandidatin e LDK-së për kryesues të Kuvendit të Istogut, Qaush Balaj dhe për këtë “shërbim” ka shpërblyer PDK-në me tri drejtori. Serbët mbesin në koalicion me LDK-në.

Nuk kishin lënë gjë pa thënë për LDK-në dhe Haki Rugovën gjatë debateve në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale në komunën e Istogut, që u mbajtën më 22 tetor, ndërsa tani PDK-ja ka dalë të jetë shpëtimtare e Haki Rugovës dhe e LDK-së vetëm pak orë pa kaluar afati për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Istogut, të shtunën.

Mbledhja e Kuvendit të Istogut, që ka filluar të premten e kaluar dhe ka vazhduar gjatë gjithë ditës, nuk ka dhënë asnjë rezultat. Pas dy rundeve të votimit Istogu nuk arriti ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit.

Asamblistët e LDK-së, të “Vetëvendosjes” dhe tre asamblistë serbë, të cilët ndodheshin në sallë për të votuar, nuk arritën të merren vesh për ta votuar kandidatin e LDK-së Qaush Balaj, pasi serbët pretendonin të fitonin nga marrëveshja.

Këshilltarët komunalë nga radhët e AAK-së dhe ata të PDK-së nuk morën pjesë në votim dhe ata nuk ndodheshin fare në sallë. Pas këtij dështimi tre asamblistët serbë kërkuan një orë pauzë me rekomandimin që partitë të merren vesh mes vete, në mënyrë që kryesuesi të zgjidhet në rrethin e tretë.
Por, pas pauzës këshilltarët serbë nuk u kthyen më në sallë dhe kjo bëri që të dështojë zgjedhja në mungesë të kuorumit. Me kusht që të kthehen në sallë dhe të votojnë për kryesuesin përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Istogut i kishin kërkuar kryetarit të Istogut Haki Rugovës dy drejtori, Drejtorinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Arsimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu