PDK-së i shuhet një nëndegë, kalojnë shumica në Lëvizjen Vetëvendosje

0
167

Lëvizjes Vetëvendosje sot i janë bashkuar një numër i madh i anëtarëve të nëndegës së PDK-së në fshatin Bakshi në Komunën e Kastriotit.

Nga 25 qytetarë të cilët kanë nënshkruar aderimin në partinë e Kurtit, shumica kanë qenë anëtarë të PDK’së.

Përveç kryetarit të kësaj nëndege, të gjithë të tjerët e kanë braktisur partinë e Kadri Veselit, në kohën kur tashmë kjo parti është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme, dhe po zgjedh kryetarët e nëndegëve e degëve.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në sondazhet e fundit të nxjerra nga organizata të ndryshme që merren me analiza e statistika, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë aktualisht dy partitë më të mëdha në Kosovë, ndërkohë PDK’ja e Kadri Veselit renditet e treta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu