PDSH-ja e Menduh Thaqit hyn në qeveri ?

0
328

Gruevski dhe Thaqi

Është e mundur që PDSH dhe Menduh Thaçi të bëhet partner i ri i VMRO-së në qeveri, kështu merr vesh “utrinski vesnik” nga burime të tija, transmeton “lajmpress.”

Këto ditë janë mbajtur bisedime intensive mes krerëve të VMRO-së dhe PDSH-së të cilët kanë mbaruat me marrvëveshje që PDSH-ja të fitojë pozicione në qeveri dhe në disa institucione shtetërore.

Marrëveshja për koalicion mund të publikohej në fillim të javës së kaluar. Sipas asaj që është zbuluar, qëllimi i zgjërimit të koalicionit qeveritar është që të sigurohet shumicë stabile e dy të tretave në disa projekte qeveritare.

VMRO-ja qeveritare nesër në ora 12 do të mbajë tubim të madh partiak në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku pritet që kryeministri Nikolla Gruevski të flaës për ngjarjet politike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu