Per 100 vjet SHqipria ishte realisht e pavarur vetem ne kohen e Enver Hoxhes

0
151

FIGURAT E PAKONTESTUARA DHE FIGURAT E KONTESTUARA HISTORIKE TË SHTETËNDËRTIMIT TË SHQIPËRISË  DUHET TË DEFINOHEN SAKTESISHT, NË BAZË TË  FAKTEVE KONKRETE JURIDIKE, POLITIKE E HISTORIKE, E JO NË BAZË DEKLARATAVE TË VETË AKTORVE  APO  NË BAZË INTRIGAVE  TË KUNDËRSHTARVE TË TYRE! ËSHTË KRIM   NDAJ KOMBIT TON TË I HYHET NË HAKË  TË VERTETËS TË HISTORISË SË TIJ REALE!

Qëllimisht  prita të kalonë  disa kohë pas shënimit të përvjetorit të 100 të shpalljes së pavarësisë ton kombëtare që të bien, edhe te unë personalisht,  pakë euforia e natyrshme emocionale  që nxiti ky përvjetor te të gjithë ne, për të marr pak kohë për të menduar  dhe që në mënyre sa ma reale të bëjë një vlerësim të kësaj ngjarje të shekullit për ne shqiptarët.

E di se disave ky shkrim do të ju vjen si një fllad i beharit i  pranverës së ardhshme e disa të tjerëve e vërtetat do të  ju shkakton dhembje,  se do tua çjerr maskat e vjetra dhe të reja  të vasalve të sundimit të huaj nga e kaluara dhe nga e tanishmja aktuale. Sidomos ata që ngjyrën KUQ e ZI e kanë zëvendësuar me ngjyrën e kaltërt. E kam fjalën për ata të “kombit”  evropian, për ata të “kombit” jugosllav dhe për ata të “kombit” kosovar që po donë kombin shqiptar me e shua  në emër te krijimit të një shteti të ri të  rrejshëm! Por,  nëse atyre nuk ju vjen turp me e falsifikua historinë ton kombëtarë as mua nuk do të me vjen turp të  e mbroj prej tyre  të vërtetën historike, edhe pse dikushn mundet të e vlerson këtë si guxim i marrë!

Edhe pse po jetojmi në kohën e diktaturës fundamentaliste  globaliste të gërbaqit e të karrotës, e vërteta  për të kaluarën ton  duhet të thuhet hapur.

I

PERSONALITET  E KTHESAVE TË MËDHA HISTORIKE

Për arsye se  historia e jonë kombëtare, që nga  periudha e Skënderbeut e deri te periudha e LPK,   është permbushur me plot luftëra dhe  ka aq shumë njerëz të mëdhenj, është e pa mundur që të numërohen emrat e secilit prej tyre në një shkrim të vetëm. Andaj do të kufizohem vetëm në emrat e me  të mëdhenjëve ndër më të mëdhenjtë e kombit ton. Ata janë: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Ismail Qemaili, Fan Noli, për periudhen osmane, Ali Kelmendi, Myslim Peza, Enver Hoxha, per periudhen socialiste, Adem Demaçi, Joseph J. DioGuardi , Adem Jashari, Osman Dumoshi, per periudhern e jugosllavisë  titiste dhe ideologët e  liderët e vërtet të demonstratave të vitit 1968 e 1981 me kërkesën per Republikën e Kosovës, që ishin autor të kthesave të mëdha historike, dhe që u bënë shkaktar të shkatërrimit të ish Jugosllavisë. Keto personalitete i dhan vulen personale historise ton kombëtare, andaj ata nuk mundet t´i anashkalon as kush!

Është e pa kuptueshme që edhe  me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,  nga strukturat aktuale u provua  që disa nga këta emra të  anashkalohen dhe tjerët me paturpësi i morën meritat e tyre. Ata provuan t´i falsifikojn datat hiastorike dhe aktorët. Mashtrues e dilingji profesional të maskuar pas patriotizmit te rrjeshem të tyre që gjithmon jetuan si parazit e profiter të fatkeqsive tona kombëtare. Ata që në emër të gjakut që derdhë të tjrët  u munduan të krijojn autoritet të rrejshëm  për veti. Këtyre nuk kam nevoj me ua permend emrat se ata e din vet se kush janë.

Në Shqipëri  autorët e shkatrrimit te Shqiperisë të viteve të ´90, autorët e Piramidave të mashtrimit, autorët e1997, autorët e Gerdecit e të dhuruimit të ujrave tona detare te grekerit, si dhe autorët e thyerjes se embargos se naftës me Bullatoviqin e Millosheviqin, akuzojn Enver Hoxhen për krime. Edhe pse vetëm  në vitin 1997 ndodhën më shumë krime se sa për kohën 50 vjeçare të Enver Hoxhes. Ata që  e katendsën Shqiperinë në shkopin varferisë e te mjerimit social e moral, sa nuk ka ku shkon me poshtë e akuzonin  Enver Hoxhen edhe për tradhëti.

Për Enver Hoxhën dhanë edhe kualifikime denigruese  ata që kurrë nuk arritën t´a bëjnë Shqipërinë të pavarur e sovran si në kohen e Enver Hoxhës. Për periudhen e Enver Hoxhës mundet të debatohet me tone  krtike për shumë çka në lidhje me mënyrat veprimit, por se  këtë periudhë Shqiperia ishte me e pavarur se kurdoher tjeter, kjo nuk mund te kontestohet nga askush! Megjithatë, mu këto strukturat aktuale që Shqiperinë e përplasën  me faqe per dhe e akuzojn Enver Hoxhen për atë që e bënë vet pas ti.

Ky falsifikim i historisë kombëtare  nga pozitat e institucioneve aktuale u bë nga ata që në 20 vitet e fundit  më së shumti i kanë dëmtua  proceset  drejt çlirimit e bashkimit kombëtar duke qene marioneta të një sundimi të huaj kolonial në vendin ton. Në mesin e tyre ka edhe shumë asi që në histori hyren si patriot dhe që nga historia dolën si tradhtar, sepse në momente kyqe ,  për interesat e tyre  egocentrike, ia ktyen shpinën kauzës kombetare.

Këto përpjekje  të tyre për të anashkaluar, heshtur e denigruar  personalitet që ishin autor të ndërtimit të proceseve të çlirimit e bashkimit kombëtar nuk e ulin vlerën e vërtetë të veprave e  këtyre personaliteteve, por   vetëm momentalisht e mjegullojnë të vërtetën e cila herët a vone do të del në dritën e diellit.


KA DALLIM MES FIGURAVE KOMBËTARE DHE FIGURAVE SHTETËRORE

Të  them  se  me rastin e këtij 100 vjetorit shqiptarët  në tersi dhanë një provim historik të pjekurisë se vet si komb! Harta  aktuale  kombëtare  e mavijosur  me goditjet me ngjyrën e KALTËRT të ekstremit ultra të djathtë   globaliste, edhe një herë në tersi morri ngjyrën e vet nacionale KUQ e ZI!  Kjo ishte prova  e tret në historinë tonë kombëtare e DISFATAVE  të ngjyrave  përçarëse krahinore, fetare e ideologjike të ekstremeve ultra  të majta dhe ultra  të djathta të imponuara nga ana e armiqve tan  dhe të veglave të tyre vendore!

Kjo  fuqimisht   dhe botërisht ripërsëriti qëndrimin unik të kombit tone,   se NUK KA FE AS S´KA PARTI QË PËRQAN KËTË SHQIPTARI. Pra, kjo dëshmon se përçarjet  e nxitura përmes agjenturave  të huaja  partiake  as tani nuk arrin përmasa kombëtarë, por ato përçarje kanë mbetur në suaza  të  fraksioneve partiake.

Nëse e kemi parasysh numrin e vogël të anëtarësisë se partive politike në krahasim me numrin e popullatës, mund të themi se edhe sot  pjesa dërmuese e kombit ton ka unitet të pa diskutueshëm rreth flamurit KUQ e ZI. Kjo u pa edhe në këtë përvjetor! Edhe pse vegjetojn mbi 100 parti poltike, i terë numti i antaresisë i të gjitha partive politike nuk e kalon 10% të numrit të përgjithshëm të popullsie në vendin ton, edhe pse partitë vazhdimisht e mbajn top sekret  numrin e sakt te antarësisi së tyre. Ka “parti” që nuk e mbushin as nje autobus me anëtar, por mergjithate ato e zvatin buxhetin  e vendit si ushujzat gjakun e viktimës, duke jetua si parazit në kurrizin  e popullit të vet.

Aktualisht kombi ynë është në kërkim  dhe ka nevojë për një figurë të re unfikuese e cila do ti prinë  drejtë bashkimit kombëtare të të gjitha viseve brenda një shteti unik shqiptar. Kjo nuk ështëԯ fare e lehte kur e kemi para syve zhurmen shurdhuese hipokrite  të partive politike parazite.

Tani, pa hy në kundërthëniet e mundshëm të qeverisjes brendshme të kohës se Skënderbeut, të kohës së Ahmet Zogut dhe të Enver Hoxhës mundet të vlerësohet se këto janë tri figurat kryesore të shtetndërtimit të kombit shqiptar që qëndruan në krye të pushteti një kohë më të gjatë, edhe pse shtetet e tyre kurrë nuk arritën të përfshijnë tëra viset  tona etnike brenda shtetit shqiptar.

I

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Historia e Skënderbeut është e njohur për të gjithë dhe se   atë kurrë nuk e ka mohuar as kontestuar as një shqiptar  me mendje të kthjellët. Edhepse në atë kohë nuk ka pas shtete të mirëfillta nacionale, mundet të thuhet lirisht se në kohen e ti fillon krimi i shteti shqiptar. Prandaj, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është Isus Krishti, apo Muhamti i shqiptarëve. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu  është BABA i shqiptarëve! Prandaj, Shqipëtaret e njohin vetem Zotin në qiell dhe  veten Zotë në tokat Shqiptare. Ska agresor që i shkeli tokat tona dhe që heret a von nuk iku me bisht nën shalë si bishat e plagosura që ikin nga viktimat e veta që nuk arritën kurrë ti mposhtin  plotësisht .

Ajo që e karakterizon  kohën e Gjergj Kastriotit është ndarja e botës në të krishterë,  që si emblemë identifikuese e kishin KRYQIN  dhe në mysliman, që si emblemë identifikuese e kishin GJYSËM HËNË e YLLIN  në flamujt e tyre. Ndërsa Gjergj Kastrioti mori SHQIPONJEN, si emblemë identifikuese të shtetësisë shqiptare duke bërë të qartë mëvetësinë e pavarësinë e popullit shqiptar dhe të trojeve të tij nga sundimet imperike të  krishterimit e islamizmit botëror.

Natyrisht se edhe Gjergj Kastrioti nuk e ka pas lehte me veglat  vendore të këtyre dy taborëve, duke pas parasysh ndikimin  e madh të  Kishës dhe Xhamisë. S´ka dilemë se edhe vet Skënderbeu ka pas element opozitar e tradhtar, të burgosur e kundërshtar.

Kundërshtarët e çdo pushteti e kalojnë keq në  atë pushtet dhe ata nuk kanë fjalë të mire për te. Sikur që ata që e mbështesin pushtetin kalojnë më mire dhe kanë fjalë të mira për atë pushtet. Ky raport individual me pushtetet është karakteristik për të gjitha  periudhat e më vonshme.

II

Ahmet Zogu

Koha e Ahmet Zogut nuk mund të shpallet inekzistente. Nga shpallja e pavarësisë  e deri te ardhja në pushtet e Ahmet Zogut, nga rilindësit tan   u bënë  përpjekje të shumta  që të ndërtohet një shtet liberal demokratik, por të cilin nuk e lan kurrë të konsolidohet bajraktarët reaksionar e  anarkist të asaj kohe duke luftua mes veti për pushtet të përjetshëm. Ata e detyruan edhe vet Ismail Qemalin të braktis atdheun dhe të kthehet e të vdes në mërgim në rrethana shumë të dyshimta. Kështu nga 1912 e deri ne ardhjen në pushte të Zogut kemi ndryshime shumë të shpeshta të qeverisë në Tiranë.

Kjo anarki vazhdoi deri te grushtet i Ahmet Zogut.   Roli i Ahmet Zogut në shtetësinë e shqiptare është real. Sepse ai sundoi në Shqipëri deri me 1939.   Kushdo që aso kohe donte të vinte në pushtet kundër tij përgatiteshin atentate nga rivalët e anës tjetër.  Zogu e dinte  se lidhjet e tij me Beogradin nuk kishin mbetur pa u vërejtur dhe  ai e dinte se ose duhej ti vriste patriotët kundërshtar e vet ose ai vet do te vritej nga ata. Zogu qëndron pas gati tëra vrasjeve të patriotëve tan më të mëdhenj.

Ahmet Zogu e kuptoi më së miri nga bashkëkohësit e vet se shteti është aparat dhune  në duar të klasës sunduese dhe  se  Shqipëria nuk behet shtet kurrë duke ndërrua qeveritë ore e çast. Andaj ai vendosi ta përdor dhunën për krijimin e shtetit. Dihet se ai ishte i pa mëshirshëm ndaj kundërshtarëve të vet. Kështu me ardhjen e tij ndërpriten tëra proceset e ndërtimit të demokracisë liberale në Shqipëri.

Por, faktet historike flasin se në kohen e tij filloi ndërtimi i administratës shtetërore të kohës duke përfshirë edhe  nxjerrjen e monedhës nacionale e vendosjen e  bazave të  arsimimit shqip.

Por, Ahmet Zogu,  si kusar që ishte, e tradhtoi Shqipërinë dhe e vodhi thesarin e shtetit, e ia ktheu Shqipërisë shpinën  kur mbreti e kishte për detyrë të dilte në mbrojtjen vendit nga agresioni fashist italian të vitit 1939. Për këto arsye ai nuk mundet të konsiderohet si personalitet pozitiv i historisë kombëtare. Në kohën e Ahmet Zogut  Shqipëria londineze  formalisht ka pas  pavarësi, por kurrë nuk ka qen e pavarur  realisht nga Beogradi e nga   qendrat tjera reaksionare.

Mbreti Zog ishte maronet e Beogradit dhe kjo lidhje tradhtie  me Beogradin nise me  dajën e tij Esat Toptanin dhe përfundo me djalin e  ti  Leka Zogun, i cili ka bërë përpjekje që përmes Titos të merr pushtetin në Shqipëri  sërish. Me koto kërkesa Leka Zogu ju ka drejtua Beogradit me shkrim kah fundi i viteve 1970-ta.

Periudha e sundimit  të Ahmet Zogut  ka nevojë për një gjykim të mirëfilltë juridik, politik dhe historik, sepse deri me tani ka pas paragjykime politike ekstreme pozitive e negative , por jo edhe një Gjykim   të mirëfilltë e real.

Kështu duhet vepruar edhe me figurat tjera historike te këtij profili në të dy anët e kufirit. Sepse pozicione të ngjashme kanë pas edhe  liderët tjerë  politik gjatë regjimit të ish Jugosllavisë  në raport me pushtet në Beograd, sikur  që qëndrime identike kanë sot  liderët aktual politik në raport me Brukselin.

III

ENVER HOXHA

Nuk ka dilemë se pas luftës së dytë botërore, deri me Mbledhjen e Infobyros të vitit 1948, kur erdhi te konflikti me Titon, dhe nga kjo kohë e deri te konflikti me Hrushqovin politika Enver Hoxhës ishte shumë e varur  nga Titoja e Stalini. Shqipëria pastaj  ishte në marëdhënje  të mira me Kinën por ato marrëdhënie nuk ishin të raportit të varësisë si me Titon e me Stalinin më par.

Komunistëve shqiptar, ideologjia internacionaliste, ua kishte turbulluar vetëdijen kombëtare, përafërsisht si tani politika globaliste qua ka turbulluar mendjen disa politikanëve nihilist aktual.

Gjatë luftës së dytë botërore Tempoja, Mugosha e Milladini me instruksione e Titos  eliminuan krerët e Grupeve Komuniste Shqiptare me përvojën që ata e kishin krijuar ata nga  Ali Kelmendi,  të cilët Titoja nuk do të mund ti mashtronte si e mashtroi grupin e ri te komunistëve shqiptar pa përvojë,  në ballë me Enver Hoxhën. Enver Hoxha pat nevojë për disa vite rresht që  të behet politikan dhe burrë shteti i kalibrit të mirëfilltë.  Por, simbolikisht thanë, Enver Hoxha posa e kaloi “pubertetin” politik ju kthye tërësisht kombit e atdheut të vet.

Pra, ka vend për  kritika edhe të  kësaj periudhe dhe është e udhës që edhe për kohën e pushtit të Enver Hoxhës të mbahet një Gjykim  juridik, politik e historik për të bëmat e asaj kohe në baze të fakteve e dëshmive konkrete me te cilat arrihet vlerësimi real i kësaj periudhe historike, që të dihet konkretisht përgjegjësia dhe meritat e secilit aktor dhe që të mos ndodhe që tradhtarët të shpallen heronj e heroit të shpallen tradhtar, si ishte rastisi fundit me Ahmet Zogun.

Si ka mundësi që Ahmet Zogu të krahasohet me Hasan Prishtinën apo Fadil Hoxha të krahasohet me Shaban Polluzhën. Kur Zogu e Hoxha kanë bashkëpunua me Beogradin kundër shqiptarëve patriot, ndersa Hasan Prishtina e Shaban Polluzha kanë qene viktima të tyre. Pra,  kjo përzierjeje helmit me mjaltë është një  specialitet i politikanëve të moderuar Made in Bruksel. Ja edhe tani ata që shkelen Betimin  e UÇK që nga Rambujea e deri ne Bruksel, marrin guxim të thirren në emrin e Adem Jasharit e të heronjeve tjerë,  edhe pse ata e dijne mirë se ata  Adem Jashari di ti ekzekutonte si tradhtar për shkeljen e Betimit, për ndryshimin e Flamurit e Himnit dhe te Identeti Kombetar Shqipëtar në kosovar.

Nga ajo kohë e deri pas vdekjes se Enver Hoxhës Shqipëria në kufijtë londinez ishte plotësisht e pavarur si në aspektin Adullah Prapashticaideologjik-politik, si në aspektin ekonomik e ushtarak, sa as fqinjët shovinist dhe as fuqitë e mëdha nuk vendosnin dot për ndërmarrjen e ndonjë agresioni ndaj Shqipërisë se Enver Hoxhës, sepse e dinin se i tër populli është i rreshtuar pas tij.  Prandaj, Shqipëria në 100 vitet e kaluara ishte plotësisht e pavarur vetëm në këtë periudhe të pushtetit të Enver Hoxhës. Se çfarë ndodhi pas pushtetit te PPSH nuk kemi nevojë ta përshkruajmë fare, sepse jemi vet dëshmitar  se si Shqipëria e humbi sovranitetin politik, ekonomik e ushtarak të vendit dhe se ajo sot ka vetëm një pavarësi formale deklarative.

Shkruan, Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu