Për ‘bozhiq’ shqiptarët pushojnë, e Serbët në Kosovë punojnë!

0
642

Shkaku i “Krishtlindjeve ortodokse” (Bozhiqit) që mbahet me 07 janar, institucionet e paralele serbe në Kosovë këtë të hënë vazhdojnë të kryejnë punët e tyre, e institucionet në vend e kanë parë të udhës ta marrin si pushim.

Kjo pasi që në kalendarin e festave zyrtare që është i publikuar në faqen e Ministrisë së Administratës Publike, data 07 janar 2018, është caktuar të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit shtetëror, shkaku i “Krishtlindjeve Ortodokse”.

Por meqë data 07 Janar 2018 i ka rënë ditën e diel, institucionet ia kanë siguruar vetes “komoditetin” që mos t’u ikë kjo festë, e ta zëvendësojnë me 08 janarin, kur edhe i bie ditë pune, pra e hënë.

GazetaBlic” nga burime të sigurta merr vesh që të gjitha institucionet paralele Serbe, përfshirë këtu edhe ambulancat që janë të hapura dhe të mbikëqyrura nga Serbia, e që veprojnë paralelisht në Kosovë, që të gjitha ditën e sotme janë funksionale dhe po kryejnë punët me rregull.

Në anën tjetër, edhe në Serbi data 07 janar është caktuar të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet, por kjo ditë nuk ka zëvendësim të hënën, siç ndodhë me institucionet në Kosovë.

Në ligjin NR. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,  Nenin 4 e cakton që “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës.”.

Institucionet në Kosovë vazhdojnë të marrin kritika të shumta për numrin e madh të festave, por pavarësisht kësaj, ende nuk është ndërmarrë diçka konkrete në lidhje me ndryshimin ose reduktimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu