Për cinikët, trushpërlarët, qyqarët dhe përkrahësit e regjimeve shtypës

0
151

Albani

Stabiliteti në rajon sot vazhdon të ruhet mbi kurrizin e shqiptarëve të cilët shtypen me metoda dhune nga më të ndryshmet dhe më të sofistikuarat si fizike (policia, ushtria, shantazhet, varfëria etj) ashtu edhe psikologjike (media, opinionistet/analistet e pushtetit , trushpërlarja ne arsim, administratë etj).

Ruajtja dhe mirëmbajtja e sistemeve të sotme shtypëse është e kundërta e përpjekjes dhe luftës për çlirim, liri, vetëvendosje, barazi. Kujtoni regjimet e kaluara dhe ata që i kundërshtuan ato që në ato kohë shaheshin, përndiqeshin, gozhdoheshin nga njerëz si ju të cilët janë brumi dhe leva e mirëmbajtjes së pushteteve shtypëse edhe sot. Nëse nuk vetëdijesoheni dhe hapni sytë dhe çliroheni nga iluzionet dhe bindja e sëmurë se pushtetet qenkan kështu, pra të ndërtuara mbi shtypjen ndaj qytetarëve dhe shqiptarëve e cila mirëmbahet edhe nga ca shqiptarë si puna juaj, shtypje që të mban gjallë si kafshë por jo si qenie e barabartë e kësaj bote dhe si qytetar shqiptar që ka dinjitetin, që ka të drejtat e tij të padiskutueshme, atëherë do përsëriten çdo here ngjarje dhe organizime, demonstrata dhe luftëra që do ua ngulisin të kundërtën në kokat e atyre që u shkon në mendje ti dalin kundër popullit dhe në mendjet tuaja të sëmura nga cinizmi, kastravecllëku, laskucllëku dhe qyqarllëku.

Të ishte për tipa si ju ne sot as që do flisnim shqip por falënderuar i qofshim të gjithë atyre me emër e pa emër, që për dekada me radhë na i hapin sytë e na i edukojnë brezat tonë me veprime konkrete deri në vetëflijim duke mos u nënshtruar nga dhuna dhe duke mos u mashtruar nga iluzionet dhe vizëllimat e pushteteve shtypëse të atyre dhe këtyre kohërave.

Historia e vërtetë dhe aktualja njeh Skënderbeun dhe Hamzaun, Nolin dhe Zogun, Qemalin dhe Esatin, Ademin dhe Rugovën, apo sot konceptin Vetëvendosjes së Popullit Shqiptar kundrejtë Thaq-Isës, Ali-Gruevskit etj.

Nuk ka mes dhe bashkëjetesë politike në mes këtyre dy rrugëtimeve të kundërta.

Ose fiton regjimi shtypës ose fiton e drejta qytetare për liri, barazi dhe vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu