Per Sokolin:

0
346

Faleminderit per borxhet qe na le (qe ishin pasoje e politikave koncesionare, qe ti i kishe shume per zemer); ata mund te shlyhen me shpejt vetem nese konfiskojme pasurite tuaja…

Jeta është e vyer sido që të jetë ajo: pjellë e natyrës apo produkt i shoqërisë. Sepse atje ka jetë që zhvillohet në pavarësi nga njeriu dhe ka jetë që zhvillohet në varësi të njeriut. Dhe meqënse jemi jetë, produkt i shoqërisë dhe vlerave të saj, keq duhet të na vijë për çdo jetë që humbet. Jo sigurisht, për jetët e përbindshave. Ata duhet të ndalohen. Dhe një përbindësh është kuadri modern (kapitalizmi dhe “demokracia” parlamentare që është thelemeluar dyqind vitet e fundit) tashmë i ndërkombëtarizuar. Dhe është përbindësh ky kuadër sepse ai po përpin jetën e planetit. Kjo do të thote se njerëzit që e ri-prodhojnë këtë kuadër bashkohen me përbindshin. Dhe kur një njeri shkon pas përbindshit, dhe për më tepër, i shërben atij, është në vetë-vete përbindësh.

Sokol Olldashi, ndjesë pastë, është një nga këta përbindsha. Por edhe për përbindsha, ndonjë herë të vjen keq, sepse çdo përbindësh, ka një shkak që është i tillë: sepse ai ose ka fuqi të mbinatyrshme dhe shtyp këdo qoftë që gjen përpara për shkak të fuqisë së papërmbajtur ose ka pushtet të panatyrshëm dhe shtyp njerëzit papushtet (e shfuqizuar) ose është injorant, sërish, me fuqi të mbinatyrshme, thuajse njëlloj si uraganët e qiellit. Në rastin konket, i ndjeri Sokol, kishte pushtet, siç kanë shumë të tjerë, më shumë se ç’duhet. Kjo është arsyeja që ai pas ngjarjes së 21 janarit demagogonte kundër protestuesve dhe nuk ndjente keqardhje për të vrarët. Të paktën unë kështu e perceptova, se ai nuk ndjente keqardhje për të vrarët. Ai, rrjedhimisht, ishte disa herë përbindësh. Populli, ndërkohë, do të ndjejë keqardhje për të, siç ndjej edhe unë, dhe do t’ia atribuojë vdekjen e tij, si zakonisht, Zotit, sepse kështu ishte shkruajtur! Por unë, nuk ia atribuoj vdekjen e tij Zotit, por mungesës së urtësisë së tij, sepse nëse ai do të ishte i urtë, jo në kuptimin vulgar që i japin disa këtij koncepti, por në kuptimin filozofik të tij, nuk do të kishte vdekur me një makinë luksoze, qindra milonëshe dhe në rrugën që e ndërtoi vetë ai, me pompozitet, gjoja për popullin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Sigurisht, “ekspertët” e mjerimit do të hulumtojnë shkaqet e aksidentit por ata kurrë nuk do të shkojnë te shkaku përfundimtar: te mungesa e urtësisë së tij. Dhe shkaku përfundimtar është ky këtu, që Sokoli, ndjesë pastë, dhe gjithë ata përbindsha të tjerë që jetojnë, nuk e kuptojnë: sepse përbindshi më i rrezikshëm për jetën…është injoranca.

 

Nga: Ylli Përmeti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu