Përballë Urithëve Titistë

0
444

 Shkruan: Fadil Shyti

Pjesa e katërt

(Kushtuar, përkujtimit të vizitës në Shqipëri dhe burgosjes së 8 shokëve e shoqeve tona, gjatë muajit Nëntor të vitit të lavdishëm,  1981)

Pikërisht, për këto maltretime  atyre shkretanëve ua kisha shkruar një satirë që, e pasqyronte gjendjen e tyre ndër vite:

 

HIENAT

Kujtojnë njerëzit, se hienat

Jetojnë vetëm në male,

Apo në kopshte zoologjike,

Kujtojnë, se jetojnë…

Jo, ore jo!

Hienat, strofkullat i gërryejnë,

-Dhe, në katundet e qytet tona,

Mëngjeseve ose netëve të vona,

Sorollaten, rrufisin e spiunojnë!

Të gjithë sojin zuzarë,

Që dje sot dhe nesër,

Për armiqtë  gërmuan!

Si hienat sulmuan…

Vërtetë, në radhët e njerëzve

Të “gjallërojnë” ,

-Nuk iu ka aspak hije!

Jo, jo! Ata, as ato,

Nuk i quaj shqiptarë,

As shqiptare,

Por, do t´i quaj:

Sllavo-shkije, dhe,

T  R U  TH  A  R  Ë!

E, sllavo shkina,

T  R  U  TH  A  R  E!

Guribardhë, 1981

-Zejnullah Shala, një figurë-karikaturë e ligë udbashi si shumë të tjerë, që në pamje të parë ngjante si një kufomë, tek të burgosurit krijonte një lloj pasigurie si në filmat kriminalistik  dhe nga më të tmerrshmit.., i burgosuri padyshim fillimisht, do të mendonte: ja, si qenka fati im, të kacafytem e të dialogojë me këtë “ kufomë të gjallë”, i cili tani qenka përballë meje!

Ilirit, iu kujtua menjëherë se, gjatë muajit Maj 1981, i kishte folur kushëriri i tij, tani dëshmor, Mustafë Shyti, kur ishte në izolim se, ky pus i ndyrë nga kënetat e bretkosave të Danubit, i paska thënë kur ishte në hetuesi: “Fol more irredentist , për veprimtarinë tënde, sepse për ata që nuk flasin, ne dimë edhe ndryshe- ja, shihe atë “pendrek”…e kishte kërcënuar me shkopin prej gome; i cili ishte i varur në mur.

Mustafai, i revoltuar ia kishte kthyer me një buzëqeshje cinike: “Dëgjo mirë o Zejnullah Shala, ato që i deklarova i ke mbi tavolinë, të tjera deklarata s´të jap dot dhe nuk tërhiqem nga ato…, -por, dije mirë se provove me më prekë me dorë, nëse dalë i gjallë prej këtij ferri, diell me sy ti s´ke me pa; -kurrë nuk kam me ta falë, por kam me të ndjekë edhe deri në botën e përtej varrit”!…

-Nga ky kërcënim i arsyeshëm dhe tejet i vendosur i trimit, të paepur, Mustafë Shyti; Zejnullah Pusi -“Xhenazja” -siç e quanim ne atëbotë; ishte tërhequr, siç tërhiqet një bushtër me bisht nën këmbë”!

Kur i erdhi radha Ilirit, të hyjë nëpër dyert e ferrit pas-titist, ky qerratai kishte provuar ta merrte me lajka djaloshin; por, kur Iliri s´i bindej dot, udbashi me damkë, -nuk i kishte harruar ato shikimet militantiste, sakrifikuese të Mustafës.

Kur Ilirit ia shtroi pyetjet, fillestare pas deklaratës së tij e  pyeti; kush jam unë?!

Ti, je Zejnullah Shala, -ia ktheu djaloshi!

Ku e  din ti, se unë jam Zejnullahi? – shtoi ai.

E di – ia ktheu i burgosuri, sepse, siç flisni ju për ne, edhe ne flasim për ju, që punoni këtu!

Ne, ju shohim në qytete dhe katunde dhe e dimë fort mirë, kujt i shërbeni!

Pas këtyre fjalëve, Zejnullah Pusi ia tha vetëm edhe një fjali: “Dije, mirë djalo, se këtu tek ti, më i mirë se unë- nuk ka me të ardhur!

–Dhe, menjëherë doli, dhe më asnjëherë nuk u mor me çështjen e tij! Nga kjo ngjarje tani se, nuk thotë kot populli ynë që: “Kur të djeg tambli i nxehtë, i frynë edhe kosit”. Zejnullah Shala, duke pranuar të ikën nga arsimi ku e ligjëronte lëndën e historisë; e duke marrë atë detyrë horrash;  Ilirit i shtohej revolta më tej, sepse,  ky palaço e paska tradhtuar historinë tonë!..

Enver Maxhuni, një udbash me sjellje tejet perfide, me Ilirin sillje kinse i kulturuar, por, kurrsesi nuk mundej të fshihte shpirt-egërsinë e tij, gjatë marrjes në pyetje në hetuesi, Ilirit i kishte bërë përshtypje përpjekja e tij për ta mashtruar djaloshin që, krejt qetë- qetë të fundosej me deklaratat që, do t´i a jepte në besnikëri; mirëpo këto llogari i gjori “Velë Shkjau” i kishte bërë pa hanxhiun. I burgosuri e dinte se, besë me të pabesin nuk ka!

Për më tepër ky “Vela Shkaju”, vazhdimisht, disi i fshihte duart nën tavolinën e tij të pistë; kjo e bëri kundërshtarin të mendonte se, ai edhe po fotokopjon me ndonjë manjetofon apo…

Shkurt, vigjilenca me Enver Maxhunin, kërkohej të ishte thellësisht e madhe. Ky udbash i pacipë që e kishte lënë arsimin, gjegjësisht nga profesor i Letërsisë Shqiptare, kishte pranuar të bëhej vegël e huaj qorre; kjo ia shtonte më tej mërinë ndaj tij, Ilirit. Kur këtij “Velë Shkjaut”, iu sosën gënjeshtrat me mashtrime, u largua ashtu siç erdhi me taktikë, i qetë… Vendin e tij e mori për ta quar “përpara” kodoshi, arrogant, Sulejman Arifi, i cili, karakterizohej nga dy aspekte një trashullak; nga aspekti fizik dhe mendor. Ishte në fobinë e tij  të fryhej si biban, kjo e karakterizonte edhe më mendje-paktë, -që në gjuhën popullore këta njerëz quhen torollakë!

-Tregonin të rinjtë e të rejat se, atëbotë kur nuk ia doli dot t´i thyente revolucionarët, në ndihmë e kishte “jaranin” e tij, atë “kandarin e burrave” – që  varej në muri, -atë “ilaçin” -që “juve ju bjen n´ mend –kur nuk e njihni as e doni askë tjetër, -pos Enver Hoxhën dhe PPSH-në ”, -siç, çirrej ai.

Për Ilirin, është i paharruar një dialog “miqësor” me këtë kokëbosh:

-Pasi një natë e mori në hetuesi; ende pa e mbyllur derën me një gjuhë të trashë “kosovarishte” i tha: “O Ilir, hiç mos u mërzit o djalë që je këtu, se, qe besa mirë ka me u ba, ne po presim veç edhe pak kohë, derisa të vdes Enver Hoxha, e pastaj, gjithçka do të shkojë mirë- dije se, unë edhe ti, bashkë kemi me shkuar me letërnjoftime në Shqipëri! Se, Jugosllavia, baco,  ka plane si të veprojë me Shqipërinë…-Po, ju a jeni  n´ mend ore, po si kujtoni ju që, mund ta thyeni Jugosllavinë?! -Dhe, shtoi:  Po, a je ti o i poshtri i botës, që, po në muajin Maj  të këtij viti; një odë të katundit, Guribardhë, (ish-Ashlan) një plak, ish-luftëtar i Shaban Palluzhës; të ka pyetur  se, si do të na vinë punët me Serbinë; ti, pa pikë mendje në kokë i paske thënë: o axhi im i dashur Kamber,  punët do të na vinë kështu: aty, ku e keni lënë ju, duhet ta vazhdojmë më tej ne, dhe aty e ke kujtuar, këto fjalë të këngës së Ahmet Shtimjes:

Ngoni këtu more vllazni,

Shitni lopë e shitni dhi,

Bleni pushkë edhe allti,

Me luftue me Serbi”!…

-Kjo, do të jetë alfa dhe omega jonë me armiqtë dhe tradhtarët e kombit tonë”. Dhe, udbashi i gjorë,  kishte vijuar më tej t´ia thoshte  si s´ka më zi ,

bindjet e tij dhe ashtu si torollak që ishte, e kishte shprehur hapur edhe frikën për të ardhmen e sojit të vet të keq; që hanë… dhe majmen me çorba të huaja.

-Po, a e din ti o pis, -(e fyente ai, Ilirin) se,  kjo është thirrje për rezistencë të  armatosur, po sikur të të dëgjonin katundarët, ata do të na vrisnin ne,  si spiunë, po,  ti me shokë e shoqet tuaja, nuk jeni n ´mend more; mashtrime janë këto që ua kanë bërë juve, me ata krye-rebelat: Enver Hoxha, Adem Demaçi  e të tjerë!…

Vijon

Suedi, data, viti?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu