Përballë Urrithëve Titistë !

0
116

Shkruan: Fadil SHYTI

Pjesa tretë:

(Kushtuar, përkujtimit të vizitës në Shqipëri dhe burgosjes së 8 shokëve e shoqeve tona, gjatë muajit Nëntor të vitit të lavdishëm,  1981)

Ky qëndrim për Ilir Malësinë ishte forcuar më tej kur u takua me nipin e tij Ibrahimin, të cilin e pyeti: “Nëse ne rinia e Kosovës, ngritemi në kryengritje kundër shovinistëve jugosllavë, a do të ishte Shqipëria Socialiste, përkrah nesh?!

 

 Nipi, që atëbotë ishte profesor në një gjimnaz të qytetit verior të Lezhës, pasi u mendua, e peshoi fjalën mirë dhe tha:

 

Nga ky zotim, Iliri e kuptoi qartësisht se, Shqipëria nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe të PPSH-së, vërtetë nuk e paska harruar popullin e saj. Pikërisht, ashtu siç e kishte lexuar si pionier, në librin më të bukur në botë, siç e kujtonte ai, që nga mosha 15 vjeçare,Politika e drejtë e partisë, sjellë begati dhe në malësitë tona”.

Kjo ndjesi e thellë shpirtërore, mendore dhe fizike e asaj vizite në Shqipërinë Londineze, ishte bërë bosht qëndrese në beteja të reja përballë urithëve dhe gjarpërinjve titistë.

Ngjarjet po rrokulliseshin me shpejtësi, padrejtësitë e regjimeve kriminale serbo-jugosllave s´kishin të ndalë!

-Prandaj, rinia heroike shqiptare, po fillonte demonstratat dhe betejat kundër kësaj “Lubie” 20 milionëshe, që shekujve ia kishte pirë djersën dhe gjakun shqiptarisë.

Kjo “Lubi”, e ashtuquajtur, Jugosllavi, -atëbotë, ishte unike rreth parullës mashtruese dhe rrenës më të madhe në botë: “Vëllazërim-Bashkim”!

Popujt e asaj Jugosllavie, po shtypeshin pamëshirë e në veçanti popujt, e vegjël, të klasifikuar e të ndarë në “pakica” -siç konsideroheshin nga cinikët e zinj shovinistët jugosllavë; shqiptarët dhe boshnjakët, përkundër faktit që, ne shqiptarët ishim me numrin e banorëve dhe të territorit unik-shqiptar ku jetonim ndër shekuj në trojet tona, në atë shtet fashist; pra, ishim, -kombi i tretë.

Pasi Iliri, kishte marrë pjesë aktive në ato ngjarje historike, për faktin se, takimet për ca vite më herët me ilegalët, ia kishin ndriçuar rrugën e ecjes përpara; pa vonesë i ftoi ca shokë dhe shoqe të grupit dhe u sqaruan, u parapërgatitën për çdo “të papritur”, për çdo sulm të armikut, të ishin vigjilentë, prandaj, duheshim marrë masat me kohë, si të qëndronin në “kalatë” –siç i quanin qelitë e burgjeve atëbotë! Në muajin e lavdishëm të Majit 1981, u bë një takim urgjent, në njërin nga parqet e bukura të Prishtinës. Aty, u vendosë si t´i përballoheshin sulmet shtazarake të horrave…

…Dhe, aty nga mesi i Tetorit të vitit 1981, armiku e rrethoi shtëpinë e Kreshnikut.

Djaloshit i kërkoheshin disa nga veprat e Enver Hoxhës.

Vëllai i Kreshnikut, duke e parë rrezikun, kishte shkuar pa vonesë tek Iliri të cilin e kishte njoftuar për burgosjen e Kreshnikut.

Iliri, me të marrë këtë lajm të hidhur, vendosi të bisedonte me Fatbardhin për hapa të mëtejshëm…

Ata dhe grupi i tyre i kishin këto mundësi: të rezistonin, të kalonin në ilegalitet brenda vendit, të arratiseshin jashtë shtetit o të pranonin të burgoseshin.

Pas një debati të dobishëm –siç e vlerësuan ata; duke e parë gjendjen aktuale, vendosën që, e vetmja alternativë për momentin do ishte të ndërronin burgjet e vogla me mërgimin, burgun e madh!

-Edhe për faktin që, po të arratiseshin, konsideronin se, “ashtu do të tërhiqeshin nga rruga e qëndresës” dhe për më tepër do t´ia rëndonin gjendjen në burg, shokut, Kreshnik.

Vendosën njëzëri të mbeten për aq sa të jetë e mundur në tokën e Kosovës, të pathyeshëm në përpjekje për çlirimin e saj!

…Dhe, pa kaluar as një javë e plotë në fillim të nëntorit, kur Iliri po e përgatiste me shkrim mbrojtjen e diplomës në UP, më 1 Nëntor 1981, i filloi punimet Kongresi i Tetë i PPSH-së, me ç´rast referatin kryesor do ta mbante, gjeniu Enver Hoxha.

Iliri, jetonte në qytet, përkundër faktit që ishte i përcjellë nga sytë “danjollistë”, as i përfilli këto: gjatë ditës, vendosi që ta ftonte Fatbardhin në mbrëmje, që pastaj të dëgjonin fjalën historike të Enver Hoxhës dhe zhvillimet e Kongresit. Fatbardhi, këtë ftesë e mori si nderim të madh dhe vendosi të gjendej atje, si mysafir i nderuar, si kurdoherë…

Është e paharruar në historinë e kongreseve të PPSH-së, fjala e udhëheqësit të shtetit shqiptar, në përkrahje të kërkesave të drejta të popullit të Kosovës. Kjo, u pasqyruar hapur dhe në Kongresin e tetë!

Ay, veç tjerash e dënoi ashpër dhunën që po ushtronte policia jugosllave, mbi demonstruesit dhe ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi; kur deklaroi botërisht se: “Kosova po mbulohet në tragjedi dhe në varre, njerëzit nuk po e dinë ku i kanë fëmijët e tyre, inteligjencia shqiptare po kositet, atë po e ofendojnë me njëmijë e një epitete, atë po e lënë rrugëve”!…

-Gjatë punimeve të Kongresit, i ftoi udhëheqësit e shtetit jugosllav të pas-Titos, që të merreshin vesh me shqiptarët e Kosovës dhe me emigracionin e saj.

Pastaj,m u zotua se: “Shqipëria Socialiste- i ka përkrahur dhe do t´i përkrah vëllezërit shqiptarë në trojet e veta në Jugosllavi, e, për këtë të mos kenë dyshim jugosllavët, por as opinioni i jashtëm botëror”!

Ajo natë me dritë-hëne e ardhmëri diellore; e paharruar për t´u  kalitur me ndjenja revolucionare, për djelmoshat, sikur qe parapërgatitje për sfida të reja, që do të duhej përballonin!…

Pa u zbardhur dita e 2 Nëntorit 1981, ata do të gjendeshin të rrethuar nga qarqe të errëta udbashe. Po këtë “fat” do ta kishin dhe shokë e shoqe të tjera, po ato ditë të stuhishme…

-Në qelitë e burgut dhe në hetuesi, ato ditë dimri të rëndë do të përballeshim me mashtrime e dhunë, me premtime e kërcënime të puthadorëve kokëshkretë si: Zejnullah Shala, Sulejman Arifi, Faruk Mehmeti, Muharrem Danaj, Burhan Prishtina Enver Maxhuni, Ramadan Cana, Nexhemdin Ajeti, Hajriz Mazhiqi, dhe njëfarë pisi dinak, serbo-hiqi-“Moma”e quanin shkurt, -he, jetën e shkurtë e pastë!…

-Dhe, shiheni sa keq!…

-Kaq shumë shqipfolës që i bënin “argat” djallit-shkja!

-Dhe, shiheni sa mirë!

 Asnjëherë, nuk kanë munguar  Shqipërisë Etnike, atdhetarët dhe atdhetaret ndër shekuj të rëndë e të vështirë!

-E,  aty në hetuesi ne e takuam, vetëm një “Momë Ziun!!!

I cili kur erdhi në kontroll tek shtëpia ime, e fuste dorën e tij të zezë -jo vetëm në vrima të tjera muri, por, edhe në vrimën e oxhakut të shtëpisë, me shpresa se, mund të gjente armët apo librat ilegale, por, ja që, vigjilenca ilirjane revolucionare, ia kaloi nuhatjes së tij prej qeni – në rrugën e tij pakrye dhe reaksionare. Aty, dhe askund nuk i gjetën materialet, ai, por as ata qyrramanët “shkije shqipfolës” që i përkuleshin si maçokët nën sofër me aq servilizëm. As librat e as armët ilegale, nuk i morën dot!

Ato, e kishin vendin përkohësisht, në trojet dhe në malet e mia!…

Kur jam duke shkruar për këto kujtime të larmishme  e të stuhishme të jetës sonë të dikurshme rinore, nuk dua të harroj pa e theksuar faktin që, edhe pas daljes nga burgjet e vogla, Mitrovicë-Prishtinë; në atë, “ Burgun e madh-Kosovë”-siç do të shprehej kur doli nga burgjet, i madhi A. Demaçi, gjithnjë ishim të përcjellë nga hijet e huaja agjenturore, mua më ka rastisë disa herë që të kontrollohem kur isha duke kaluar rrugës ndalohesha për kontrolle “rutinore” –siç i minimizonin hienat, kur isha në ndonjë tubim popullor, më largonin prej aty; e gjetiu…

                                            Vijon

Suedi, data , viti?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu