Përçarje brenda LDK-së – Bajram Gecaj “përplaset” me sigurimin që nuk i lejonte njerëzit e tij të futen në sallë

0
111

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka tentuar që t’i qërojë hesapet edhe fizikisht me disa anëtarë tjerë të kësaj partie.

Përplasja mes tyre, kishte nisur në momentin kur në një nëndegë në Prishtinë, nuk ishin lejuar që të futet disa anëtarë që konsideroheshin se janë njerëz të Gecajt dhe dyshohej se kishin shkuar aty me qëllim që t’i ndihmojnë atij për t’i fituar zgjedhjet brenda partiake.

Gazeta Blic ka siguruar një video ekskluzive, ku Gecaj shihet teksa përplaset keq me sigurimin që nuk i lejonte disa persona të futeshin në sallën ku po mbahej votimi për zgjedhjen e kryetarit të nëndegës.

Ish-zv.minisri i MAPL-së, në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa, në atë video shihet i tensionuar duke komunikuar me tone të ashpëra me sigurimin.

Gazeta Blic, ka tentuar që të marrë një deklaratë nga vetë Gecaj, por që telefoni i tij ka qenë i fikur.

Gjatë ditës, Gazeta Blic, raportoi se, Gecaj që përgjatë qeverisjes së Isa Mustafës, shërbeu si këshilltar i tij dhe zëvendësministër në MAPL, ka humbur përkrhajen e anëtarësisë së LDK-së.

Pavarësisht insistimit të “Gazeta Blic” edhe më herët gjatë ditës, për të marrë një konfirmim edhe nga vet Gecaj, rreth rezultatit të procesit zgjedhor, ai ka refuzuar të deklarohet pa dhënë ndonjë sqarim.

Por, ndryshe ishte rezultati zgjedhor për 12 anëtarë tjerë që konsiderohen si të afërt me ish-pretendentin për kreytar të kësaj partie Fatmir Sejdiu, ata kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftushme për tu zgjedhur delegatë, raporton GazetaBlic.

Ndryshe, siç merr vesh “Gazeta” kuvendi zgjedhor i një nëndege që është pjesë e degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, dy javë më parë ishte anuluar pas disa përplasjeve mes Gecajt dhe djalit të Fatmir Sejdiut, Bardhylit.

Madje ky i fundit kishte akuzuar në mënyrë të tërthorët Gecajn, se ka tentuar të manipulojë procesin zgjedhor me prani të individëve që nuk i takojnë asaj nëndege.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu