Përfundon autopsia, pritet kthimi i trupave

0
465

shkupi

Autoritetet maqedonase kanë identifikuar trupat e të vrarëve gjatë konfliktit të fundjavës së  kaluar në Kumanovë të Maqedonisë përmes autopsisë së përfunduar të hënën.

Numri i të vdekurve të identifikuar është dhjetë, nëntë nga ata janë nga Kosova, derisa njëri është nga Maqedonia.

Burime të besueshme të gazetës në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se autopsia e trupave ka përfunduar gjatë ditës së hënë, ndërkohë janë në pritje të vendimit të Prokurorisë se kur do t’i lejojë trupat të sillen në Kosovë.

Ndonëse lista me emrat e të vdekurve akoma nuk ka arritur në Kosovë, gazeta ka pasur qasje në atë listë në të cilën në mesin e të vdekurve janë edhe të shumëpërfolurit, Mirsad Ndrecaj  (17.06.1979) dhe Beg Rizaj (25.12.1977)

1. Mirsad NRECA-17.06.1979

2. Beg RIZAJ-25.12.1977

3. Hisen RUSHITI-20.07.1965

4. Samid KASTRIOTI(DESTANI)-14.12.1975

5. Turgaj GASHI-13.04.1978

6. Arben REXHAJ-17.09.1971

7. Xhafer ZYMBERAJ-18.05.1972

8. Fatlum VISHESELLA-16.08.1983 dhe

9. Valon KABASHI-14. 08.1985

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu