Përfundon protesta (Video)

0
316

(E plotësuar) Ka përfunduar protesta kundër arrestimit të Grupit të Drenicës.

Protesta ka shkuar e qetë dhe pa incidente përderisa thirrjes për të marrë pjesë në të ju kanë përgjigjur shumica e qytetarëve të Skenderajt.

Protesta fillojë në orën 12:30 ku nisja u bë nga ish Fabrika e Municioneve në Skenderaj për të vazhduar në qendër të qytetit.

Folësit në këtë protestë dënuan arrestimet e ish komandantëve të UÇK për këtë zonë, përderisa thanë se ato janë të padrejta.

Të njëjtit kërkuan që të hiqet mandati i EULEX-it në Kosovë, përderisa ata nuk kanë bërë asnjë dënim për autorët e disa masakrave në Kosovë gjatë vitit 1998 – 1999.

Protestuesit: Lironi çlirimtarët

Protesta kundër arrestimit të “Grupit të Drenicës” ka përfunduar me fjalimet e disa udhëheqësve politik dhe fetarë të Skenderajt, ndërkaq ajo është duke vazhduar por tani me këngë.

Aty ka filluar që të këndojë këngëtari nga Shqipëria, Arif Vlladi përderisa pritet që të këndojnë edhe shumë këngëtarë tjerë të muzikës folklorike.

Gjatë këndimit protestuesit kanë brohoritur “Lironi çlirimtarët”, UÇK, UÇK, dhe parulla të tjera.

Hoxhe Fahrush Rexhepi: Këto arrestime, pengojnë integrimit

Të pranishmëve në fund i është drejtuar edhe e hoxhë Fehrush Rexhepi, i cili ka thënë se lufta e shenjtë e Kosovës kundër pushtuesve kishte kulmuar pikërisht me këtë datë .

“Në emër të Bashkësisë Islame, ne jemi këtu për t’i shprehur shqetësimet tona për burgosjen e komandantëve të UÇK-së. Ne nuk dëshirojmë që të ndërhymë në organet e drejtësisë por ne jemi të bindur që kjo luftë ishte e drejtë dhe ajo u shndërrua në liri dhe pavarësi për vendin tonë”, ka thënë Hoxhë Fahrush Rexhepi.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të ecën përpara me burgosje të ndryshme.

“Andaj Kosova ka nevojë për protesta të demokratizimin e saj dhe këto arrestime më shumë e demtojnë Kosovën drejt integrimeve euroatlantike. Nëse gjyqësia punon drejtë ata do t’i shohim përsëri të lirë në mesin tonë”, tha Rexhepi.

http://www.youtube.com/watch?v=M2aCr3dOH_Q

Don Viktor Sopi: Samiu e ndihmoi qytetarin

Don Viktor Sopi ka qenë personi i parafundit që ju ka drejtuar masës së protestuesve.

Sipas tij Drenica gjatë gjithë kohës ka dhënë shumë për popullin e Kosovës dhe se tani ka ardhur koha që populli shqiptarë mos të sakrifikoj djemtë e vet.

“Shkaku i tërë këtyre sakrificave të popullit shqiptarë është liria. Drenica gjatë shekujve ishte zemra e luftimit për t’i thënë jo tjetërsimit të trojeve shqiptare. Këtë e vazhduan edhe ushtarët e UCK-së dhje njerëz si Samiu kishte ndjenjën e Samiut për çdo qytetarë të Kosovës”.

Sopi ka thënë se ai i ka ndihmuar qytetarët me të gjitha forcat dhe Samiu në qendër e kishte ndihmën për qytetarin e lirë.

“Do të realizohet, që e vërteta nuk tkurret, e cila mund të minimizohet dhe ajo nuk i takon tokës që e vërteta e shpërblen atë që jep atë. Prandaj, i urojmë 14 vite të lira Kosovës duke kultivuar atë se shqiptarin ta sjell në pedistal me popujt e tjerë”.

Jashari: A janë dënuar masakruesit e Prekazit

Jashar Jashari ka folur në emër të familjeve të të akuzuarve.

Ai ka thënë se këto familje gjithmonë kanë qenë të gatshëm të dalin me armë për të mbrojtur atdheun.

Jashari ka thënë se është mirë që mos të merreni shumë me UÇK-në por më shumë me ata të cilët bën masakra mbi civilë shqiptarë.

“Si është e mundur që të akuzohen këta djem që me trupat e tyre të luftojnë kundër trupave famëkeqe të xhelatit të ballkanik”, tha Jashari.

Ai ka pyetur drejtësinë ndërkombëtare se: Çka ka ndodhur me drejtësinë për masakrën në Prekaz, Likoshan dhe në qindra vende të tjera në Kosovë?

“Ne nuk e durojmë padrejtësinë pavarësisht se kush është ata. Andaj i bëjmë thirrje EULEX-it që të heq dorë nga këto akuza”, ka thënë Jashari.

Ai ka akuzuar edhe Salustron dhe prokuroret e tjerë ku ka thënë se ata mund të marrin Danica aktakuzën me të cilën mund të dënojnë Samiun, por ato dënime nuk janë dënime që kërkon populli dhe reagimi do të jetë shumë i madh.

Xhemajli: EULEX po godet UÇK-në

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Muharrem Xhemajli ka qenë ai që i është drejtuar protestuesve duke thënë se kjo ditë, liria e Kosovës ka ardhur pikërisht nga luftëtarët e lirisë që sot janë prapa grilave.

Ai ka akuzuar EULEX-in duke thënë se ata kanë dëshmitar të rremë dhe se me këto

“Ne e kemi kundërshtuar EULEX-in dhe vazhdimisht kemi kërkuar heqjen e legjitimitetit të këtij misioni dhe këtë kërkesë e kemi dërguar edhe në Kuvend të Kosovës dhe se presim që ata ta zbatojnë në emër të familjeve të dëshmorëve duke bërë”, ka thënë ai.

Pas kësaj Xhemajli ka numëruar me rënd të gjitha masakrat që janë bërë anëkënd Kosovës duke thënë se ata po akuzojnë komandantët e luftës pse kanë vrarë komandant famëkeq të Serbisë në Kosovë.

“Ne jemi të tmerruar me këtë mobilizim kundër UÇK, ku grupe të caktuara në politikë, drejtësi dhe institucione dhe të tjerëve që harruan luftën. E kemi vetëm një fjalë për ta: MARRE. Sepse ju po i shkelni mbi gjakun e dëshmorëve”.

Ai ka thënë se do të fitojnë edhe në paqe.

“EULEX, pa mandat. Jashtë vendit tonë”, ka thënë Xhemajli.

Nura: Skenderaj beson në pafajësi

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qenë njëri prej të parëve që ju ka drejtuar protestuesve.

Nura ka përcjell edhe përshendetjet e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku përderisa ka thënë se fatkeqësisht sot në ditën e çlirimit të Skenderajt nuk po festohet por po protestohet kundër vendimeve të EULEX-it për arrestimin e luftëtarëve të lirisë

“Kjo është e turpshme dhe e padrejtë nga ana e EULEX”, ka thënë Nura.

Sipas tij EULEX duhet të shikoj për të ndjekur edhe krimet e tjera që janë bërë anekënd Kosovës, sikur atyre

“Komuna e Skenderajt beson në pafajësi dhe në emër të drejtësisë edhe në këtë rast do të fitojmë”, ka thënë Nura.

Fillon protesta në Skenderaj

Qytetarë të shumtë të Skenderajt janë nisur nga fabrika e Municioneve drejt qendrës së qytetit të Skenderajt, në të cilën janë mbledhur edhe një numër i madh i protestuesve.

Protestuesit po mbajnë pllakate të ndryshme në duar, me fotografi të të arrestuarve nga “Grupi i Drenicës”.

Ata kanë bluza të njëjta të veshura në të cilat shkruan “Mos ma gjykoni lirinë”.

Protesta është organizuar nga organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në Skenderaj, mbahet protestë gjithë popullore kundër Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, për shkak të arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së”, është thënë në një njoftim të këtyre organizatave dërguar më herët mediave.

Pjesëmarrës në protestën kundër arrestimit të “Grupit Drenica” ishte të martën edhe Selatin Rizani nga fshati Krojmir. Pas shumë vitesh ai veshi uniformën më të cilën luftoi e u nis drejt Skenderajt. Bashkë me të aty erdhën edhe shokët e tij të tjerë të luftës.

Selatini thotë se ka ardhur në protestë, pasi mendon se kjo që po u bëhet atyre është një padrejtësi e madhe. “Sahit Jashari ka jap 15 anëtar të familjes e tash pas sa vitesh në liri të dënohet e të arrestohet, nuk është e drejtë aspak. Kjo kur ende nuk dihet për masakrat që është ushtruar ndaj familjes së tij. Ai ka dhënë 15 jetë për të cilët akoma nuk është zbardh asgjë….e tash të vijë në këtë gjendje nuk është e drejtë aspak”.

Është kjo arsyeja që e ka shtyre Selatinin të jetë pjesëmarrës në protestë për mbrojtjen e bashkëluftëtarëve te tij. “Një njeri siç është Sahit Jashari dhe të tjerët ta quajnë kriminel….secili nga ne duhet ta dënojë”

Mbledhja e protestuesve është bërë në ora 12:30 te parkingu i Fabrikës së Municionit në Skenderaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu