Përgjigjeje qytetare për z. Edward Joseph!

0
264
Z. Edward Joseph dhe miq të nderuar të  SHBA!

E lexova disa here  letrën  e z. Edward Joseph dërguar  liderit të LVV dhe mbasi mora  edhe do kohë të mendoj për pikate shtruara në atë letër  vendosa të jap opinionin tim mbi përmbajtjen e saj.
– Edhe pse letra e z. Edward Joseph nuk është  një përkthim deri në fund i besueshëm, mundem të them se qëllimet e sajë janë të qarta.
–  Vetëm se, është e paqartë nëse  Z. Edward Joseph, flet si person privat apo si person zyrtar!?
– Po ashtu është e paqartë përse dhe nga vjen ai qëndrim kategorik kundër bashkimit të të gjitha trojeve etnike të  shqiptarëve brenda një shteti,  si dhe ku mbështet arsyeja e mbajtjes të shqiptarëve të ndarë në 6 shtete?!
– Pastaj erdha në përfundim se letra formalisht u është drejtuar liderit të LVV, por në esence ajo i drejtohet tërë LVV  dhe të gjithë shqiptarëve, synimi i të cilëve është  bashkimin kombëtar brenda një shteti. Ju zotëri,  liderin e LVV nuk mundeni t´a detyroni të jep përgjigjeje tjetër pos asaj qe del nga  Programi Kombëtar i Lidhjes se Prizrenit të 1878 dhe nga Manifesti i LVV. Nëse lideri i LVV  apo cilido shqiptar tjetër do të pajtohej me kushtet e juaja, ai atë mundet të e bën vetëm në emrin e vet privat por jo edhe në emër te Popullit Shqiptar! Në emër të Popullit Shqiptar e kundër interesave të tij, nuk ka të drejt të flet askush, qoftë  ai edhe  president apo kryeministër a ministër i vendit ton!
– Nga toni me të cilin është shkruar letra e juaj , ajo paraqet një kushtëzim dhe kërcim jo vetëm ndaj liderit të LVV por  edhe  ndaj gjithë  popullit shqiptar:  me alternativë që ose duhet heqë dora nga parimi i vetëvendosjes, nga bashkimi kombëtar,  nga pavarësia e sovraniteti,  ose Kosova do të pëson fatin e Çeçenisë!
– Sa i përket parimit të sundimit të ligjeve, duhet të dihet se ka  Ligje të bazuara në Drejtësi dhe ka Ligje të bazuara në Padrejtësi. Andaj sundimin e Ligjeve duhet përkrahur apo kundërshtuar në bazë te asaj se sa janë ato Ligje të drejta apo se sa janë ato  Ligje  të pa drejta. Edhe pas 1999, nga ana e Brukselit, Vendit ton ju kanë imponua me dhunë shumë Ligje diskriminuese  ! Andaj askush mos të pret se shqiptaret do t´i respektojnë Ligjet  diskriminuese e antishqiptare .
Z. Edward Joseph dhe miq të nderuar të  SHBA!
Në lidhje me tezat që i shtron Z. Edward Joseph,  do të shtroi disa pyetje dhe do të përpiqem që të jap sqarimet logjike për çështje krejtësisht konkrete.
1) Z. Edward Joseph duhet të sqaron përse  i barazon shqiptaret dhe serbet në krime, kur nuk është e vërtet se shqiptaret kanë bërë  krime apo lufte agresive në territore të popujve tjerë dhe ndaj popujve tjerë. Të gjitha luftërat e shqiptarëve në histori janë zhvilluar si luftëra mbrojtëse brenda territoreve shqiptare ndaj agresorëve që  kanë ardhur nga jashtë. Kjo daton nga Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit të 10 qershorit 1878 e deri me sot! Prandaj ju lutem mos e barazoni viktimën me kriminelin si po vepron  aktualisht EULEX-i i BE në Kosovë. Në realitet EULEX-i i BE po i vazhdon punën  e UDB-ës kundër Shqiptarëve.
2)  Z. Edward Joseph duhet të e sqaron arsyen përse i paraqet kolonistët serb në Kosove si minoritet, kur ata janë formacion para-ushtarak i pushtimit serb përmes të cilëve Serbia ka synuar dhe  synon  që  të vazhdojnë të qeveris territoret  e okupuara shqiptare.
– Republika e Kosovës  është  territor mono-etnik shqiptar me më pak minoritete se cilido vend ne Evropë
– andaj ai po paraqitet artificialisht si “vend multietnik”, sepse
–  në Kosovë as një minoritet nuk ka territore të veta etnike, por se
– të gjitha minoritetet janë ardhacak në vendin ton  nga vendet e dyta apo të treta ne periudha të ndryshme  historike. Pavarësisht se ato janë numerikisht të vogla, ato gëzojnë tera të drejtat e garantuara të barabarta. Sepse është në traditën e shqiptarëve që të mbrohen  minoritet pavarësish nga numri i tyre. Te ju përkujtojmë sa për ilustrim  se si shqiptaret  gjatë  LDB duke i rrezikuar familjet e veta  i morën nën mbrojte minoritaret Hebrej në kohën e nazizmit e të fashizmit hitlerian e musolinian.
Në Kosovë ka edhe disa minoritete tjera te cilët gëzojnë të drejtat e garantuara me kartën e OKB.
– Por, ju i përmendeni vetëm minoritetin serb.
– Ky është diskriminim ndaj minoriteteve tjera.
– Edhe nëse kolonistët serbe konsiderohen si minoritet ata nuk munden me pas më shume të drejta  se  minoritet tjera dhe vetëm aq të drejta   se sa garanton Karta e OKB për minoritete.
Pos kësaj,
– Republika e Kosovës zotohet të realizon vetëm ato të drejta të serbëve, malazezve, maqedonëve, boshnjakëve e  turqve, që gëzon edhe minoriteti shqiptar në Turqi, në Bosnje, në Maqedoninë sllave, në malin e Zi dhe në Serbi. Pra, me reciprocitet të plotë  dhe as me pak dhe as me shumë se kaq!
3) Z. Edward Joseph me një letër tjetër duhet te e sqaron arsyen pse e kundërshton bashkimin e trojeve etnike të  shqiptarëve brenda një shteti. Ai duhet te e di, ose nëse nuk e di, duhet te mësoi se shqiptaret edhe në kohën e pushtimit 5 shekullor nga Perandoria Osmane  jetuan të bashkuar brenda ati shteti edhe pse ishin të ndare në tri besime fetare dhe në disa vilajete administrative.
– Fakt është se shqiptaret kurrë nuk kanë zhvillua mes veti ndonjë lufte fetare apo krahinore dhe se  që nga luftërat e Skënderbeut gjithmonë kanë synua bashkimin brenda një shteti kombëtar. Pra,  që nga koha e Skënderbeut,  shqiptaret nuk kanë luftua për krijimin e shtetit të vet, as  si shtet mysliman as si shtet të krishterë, por vetëm si shtet shqiptar.
4) Z. Edward Joseph duhet të e sqaron arsyen përse Republikës së Kosovës  nuk lejohet që të bashkohet me shtetin e vet Amë Republikën e Shqipërisë në një federatë shqiptare, si Federata Gjermane, dhe që përmes të Tiranës të realizon anëtarësimin e vet në OKB, në NATO dhe në  asociacione tjera ndërkombëtare, por po detyrohet nga Brukseli në integrime të dhunshme nën NATO dhe nën BE,  me kërcënime se nëse vepron  ndryshe do ta ketë fatin e Çeçenisë. Trajtimi i tillë i Republikës se Kosovës nuk mundet të quhet ndryshe pos si trajtim kolonial që vjen në kundërshtim me parimet themelore demokratike perëndimorë !
Të them edhe ketë se  jam i bindur se edhe kur të bashkohen Kosova e Shqipëria me viset tjera shqiptare, populli ynë do të detyrohet të zhvillon një lufte të brendshme të shkurtër për zhdukjen e spiunëve të huaj, që nga koha e ish Jugosllavisë e deri me sot. Sepse pa u zhduk ia gjak i huaj i prishur, Vendi ynë nuk do te mund të dal nga agonia. Vetëm kur Vendi të pastrohet nga mbeturinat e pushtuesve të huaj, në Atdheun e Shqiptarëve do të filloi të lulëzoi liria dhe përparimi i vërtetë!
5) Marrëveshja Ashton – Daqiq nuk mundet ti imponohet as liderit te LVV  as LVV dhe as Popullit Shqiptar të Republikës se Kosovës kur ajo është e dëmshme për vendin ton. Prandaj edhe duhet përshëndetur qëndrimin e liderit te LVV dhe të  LVV kundër kësaj marrëveshje të dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk është instrument i korruptuar i politikës,  ajo do ta hedh posh ketë marrëveshje reaksionare. Unë besoj se dhe ju nuk do të pranonit kurrë miratimin  e një marrëveshje   të tillë të dëmshme kundër SHBA-ve me te cilën brenda SHBA do të krijohet një njësi  shtetërore armiqësore   nga armiqtë e SHBA!
Z. Edward Joseph dhe miq të nderuar të  SHBA!
Sikur që ju me ketë letër tuajën keni ber përpjekje që të  na bindeni neve shqiptarëve  se keni te drejtë në atë që thoni, edhe ne do të përpiqemi që të Ju bindmi juve se nuk keni te drejte në atë qe kërkoni, që ne të heqim dorë nga të drejtat tona të garantuare me Kartën e OKB: në liri, në bashkim, në pavarësi dhe në sovranitet kombëtar!
Kur e kemi fillua luftën kundër shteteve sllave  pushtuese dhe agresore serbe, malazeze e maqedone  nuk kemi llogarit në ndihmën  e askujt nga jashtë. Bile nuk kemi llogarit as në ndihmën e Shqipërisë e cila u zhyt në anarki pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ballë për ballë me forcat ushtarake serbe-malazeze e sllavomaqedone u ballafaqua vetëm UÇK-ja dhe as një ushtri tjetër. Andaj ata që nuk kanë luftua ballë për ballë me ushtrinë armike nuk munden të quajnë veten çlirimtar as t´a bëjnë borxh Kosovën para askujt dhe për as gjë.
Ne jemi mirënjohjes për përkrahjen e juaj diplomatike dhe për fushatën ajrore të pranverës 1999. Por ju duhet ta dini se bombardimet që zhvilloheshin prej 11 000 metrave lartësi ajrore nuk janë njësoj si lufta ballë për ballë me ushtrinë serbe. Ndërsa kur në Kumanovë  u nënshkrua kapitullimi  i Serbisë,  Shqiptaret nuk u ftuan fare si palë në bisedime edhe pse ata kishin lufta  në terren me ushtrinë serbe  dhe edhe pse behej fjala për atdheun e tyre! Andaj, juve ju kemi borxh për aq sa ju kemi dhe nëse doni qe atë borxh tua kompensojmë, na bëni llogarinë dhe ne do te fillojmë me pagesat. Por, neve na duhet të na kompensohet armatimi i shkatërruar i UÇK nga ana e NATO-s, sepse  ne  edhe vet mund  ti dalim zot Vendit ton nëse kemi armatimin e mjaftueshëm. Mirëpo, ju lusim që në emër të borxhit  mos e kërkoni  nënshtrimin e Vendit ton, pa kushte, para askujt dhe as një herë! Kjo  luftë  e shqiptarëve po zgjat qe disa gjenerata dhe nuk ka drejte askush qe atë t´a ndal para se të çlirohet dhe të bashkohet Shqipëria!
Një Vend është i lire vetëm atëherë kur brenda ati vendi nuk ka ushtri të huaja pa pëlqimin dhe pa mandatin kohorë hapësinor të shtetit mikpritës, dhe kur ato ushtri mysafire  nuk janë numerikisht me shumë se një e katërta e ushtrisë vendore.
Të them në përfundim se unë flas si qytetar vetëm në emrin tim dhe se  nuk kam pretendime  të përgjigjem në vend të liderit  të LVV, sepse ata do të ju  përgjigjen edhe vet, ndotsha edhe me mirë se unë, sepse  janë më të ri dhe ndoshta kanë mësuar me shumë se unë.
Por, të Ju them se, unë si ushtar i vjetër,   në ketë lufte për çlirim e bashkim kombëtar  jam kyçur para se të kenë lindur këta burra e gra të reja të LVV dhe se edhe atëherë  ka pas politikan vendor e ndërkombëtar që kanë bërë lloj-lloj tregtish me fatin  e këtij vendi, mirëpo ajo  nuk ka mundur të e ndal luftën e cila e lindi UÇK-ën dhe e cila e qoi ish Jugosllavinë në mbeturinat historike. Me kujtohet se edhe atëherë ka pas të tillë edhe në Evropë edhe  në Amerikë që nuk janë pajtua me shkatërrimin e ish Jugosllavisë, por megjithatë Jugosllavia u zhduk nga harta gjeopolitike. Kështu që edhe bashkimi i shqiptarëve është një proces sikur lindja  e diellit, që retë e zeza  nuk mund t´a pengojnë. Andaj bashkimi i shqiptarëve mundet të zvarritet por jo edhe të ndalet!
Ne kemi shumë respekt dhe nuk e fshehim dashurinë e sinqertë që e ndjemi  për SHBA, por t´a dini se  edhe popujt me të vegjël në Vendin e vet janë më të mëdhenjtë dhe vetëm ata duhet të vendosin për fatin e Vendit e vet. Si pas interesave të veta e jo si pas interesave të të tjerëve! Pavarësisht nga debatet e tilla mes neve, miqësia  e sinqertë mes shqiptarëve dhe anglo-amerikanëve do te vazhdoi të thellohet!  Mbes me shpresë se kjo letër e imja do të ju përkthehet drejte dhje se nga ju do të kuptohet po ashtu drejtë!
Shkruan: Avdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu