Përkujtim për bashkëluftëtarin, Muzafer Veli Xhaferi, në 12 vjetorin e rënies dhe fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tanushë

0
62

Qysh kur krisën pushkët e para në fshatin Tanushë dhe filloj rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ne ishim pjestarët e parë të saj.

Vendimi për fillimin e luftës Çlirimtare Kombëtare në fshatin Tanushë është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Për t`ju kundërpërgjigj veprimeve të egra, keqtrajtimeve dhe dhunës nga sllavo-maqedonasit që ua bënin shqiptarëve në Maqedoni.

Në fillim ishim 64 ushtarë dhe pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me 16 shkurt 2001, marshuan djemt më të mirë të Kombit nga të gjitha viset shqiptare për t`ju bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare rezistonte ndaj çdo sulmi nga sllavo-maqedonasit dhe arrinte ti zmbrapste ato.

 

Edhe me 16 shkurt 2001 forcat speciale sllavo-maqedone sulmuan fshatin Tanushë dhe në këtë betejë të ashpër bjen Dëshmori i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Muzafer Xhaferi. Kjo ishte një ditë shumë e vështirë për ne, se humbëm një shok, një luftëtarë  trim, që ishte i palodhshëm për çështjen Kombëtare. Ai çdoherë ishte i pari, aty ku kërkohej, ishte i përgaditur fizikisht dhe moralisht, një djal trim që nuk ia kishte frikën armikut.

Muzafer Veli Xhaferi, lindi me 1 prill 1980 në fshatin e lavdisë dhe të krenarisë Kombëtare, në Tanushën e Shkupit. Ai u rrit në një familje shumë bujare, nga edhe mori edukatën atdhedashëse. Muzaferi ishte betu që do të luftojë deri në çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.

Gjatë  betejave të një pas njëshme që u zhvilloheshin në Tanushë kanë marrë pjesë edhe shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët sot janë edhe  Dëshmor të Kombit: Qemal Shaqiri, Nuri Mazari – Komandant Struga, Gazmend Arifi, Nijazi Sinani, Shpend Mazreku, Sahit Sejdiu, Naim Limani, Fejzullah Shaqiri, e të tjerë…

 

Për një kohë shumë të shkurt,  forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare marshuan drejt fshatrav Brezë, Malinë, Gushincë, e në malsi të Kumanovës, të Shkupit, të Sharrit e Tetovës.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare korrte nga dita në ditë suksese të një pas njëshme, të cilat suksese e detyruan shtetin  maqedonas të pranojë humbjen nga forcat e UÇK-së.

Kjo forcë guerile mahniti edhe ndërkombëtarët me sukseset e arrituara, me një luftë të suksesëshme, me luftëtarët e lirisë, të dalur nga gjiri i popullit, të cilët luftuan vullnetar.

Këta luftëtar arritën që të gjunjëzojn shtetin maqedon, ku me ndërmjetësimin e ndërkombëtarve të nënshkruhet marrëveshja, siq njihet Marrëveshja e Ohrit.

 

Ne, bashkëluftëtarët, veteranët, të plagosurit e liris dhe familjet e dëshmorve, me nderime dhe rrespektin me të madh do ti kujtojm përgjithëmon Dëshmorët e Kombit.

 

Lavdi trimëris dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Muzafer Veli Xhaferi.

Lavdi Dëshmorvë të Kombit.

Disa nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në ditët e para të luftës në Tanushë.

 

Cyrih, 16 shkurt 2013

 

Xhemal Selimi, i plagosuri  lirisë në Tanushë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu