Përleshje me armë në Drenas, gjashtë persona të plagosur

0
140

Sot pasdite ka pasur të shtëna armësh në Drenas, ku kanë mbetur të plagosur pesë persona, kurse tjetër është lënduar rëndë me mjet të fortë.

Lajmin për Periskopin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci , i cili ka thënë se të lënduarit po trajtohen në QKUK.

“Me date 17.02.2018, rreth ores 16:30, nga qendra emergjente ne Drenas, policia ka marre informacionin se pese persona jane plagosur nga arma e zjarrit dhe nje tjeter i lenduar nga mjete te forta kane kerkuar ndihmen mjekesore”, tha Borovci për Periskopin.

Policia është duke hetuar rrethanat që kanë sjellur deri tek kjo ngjarje, si dhe po punon për zbardhjen e motiveve të saj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu