Përmbaruesit privatë ua marrin asistencën sociale familjeve të varfra

0
901

Përmbaruesit privatë nuk po i kursejnë nga bllokimi i të ardhurave as të varfrit. Ata po ua bllokojnë xhirollogaritë bankare edhe personave që jetojnë me asistencë sociale. Në kundërshtim me ligjin, nga ekzekutimi i vendimeve të përmbaruesve kanë pësuar 6 pensionistë të kategorive të ndryshme dhe 1 përfitues i asistencës sociale. Vendimet në shumën e mijëra eurove përmbaruesit i kanë ekzekutuar kryesisht për mospagesë të rrymës, të ujit e të mbeturinave. Vetëm në Zyrën e Avokatit të Popullit (IAP) janë adresuar dhjetëra ankesa ndaj përmbaruesve, të cilët pretendohet se e kanë shkelur ligjin, shkruan “Zëri”. 

Mbi 20 ankesa ndaj përmbaruesve privatë janë dërguar në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë vitit të kaluar.

Ky institucion ka filluar t’i hetojë 12 prej tyre, ndërsa të tjerat janë vlerësuar si të pabazuara.

Në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri” zyrtarët për informim në institucionin e Avokatit të Popullit kanë ofruar të dhëna të detajuara për kategoritë ndaj të cilave përmbaruesit privatë në kundërshtim me ligjin kanë ekzekutuar vendimet për bllokimin e xhirollogarive të përfituesve të pensioneve.

Këto vendime të përmbaruesve, në kundërshtim me ligjin, kanë pushuar së ekzekutuari vetëm pas vërejtjeve të shqiptuara nga Avokati i Popullit, se janë shkelur të drejtat e njeriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu