Përse Catherine Ashton i shkruan letër vetes dhe BE-së në emër të Atifete Jahjagës ?‏

0
302

Jemi në pragun e vjeshtës të vitit 2012. Kjo që do të shkruaj në këtë artikull nuk do të mund të e ndryshon kronologjinë e kësaj vjeshte politike. Por, do të mbetet në historinë ton kombëtare, si një zë mes shumë zërave, që nuk u mashtruan dhe nuk u pajtuan me fundosjen e ngadalshme të vendit tonënën sundimin e ri të diktaturës neokolonialiste të sovjetëve të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian. Kjo fundosje filloi nga Konferenca e Rambujesë e vitit 1999 dhe do të përmbyllet me “anëtarësimin e Republikës së Kosovës nën BE dhe NATO”, si një popull i konvertuar nga shqiptar në “kosovar”! Kosovës iu ndalua bashkimi me shtetin Ëmë dhe iu imponua bashkimi me BE e NATO pa a pyetur fare popullin e saj. Ky është një agresion i moderuar feudal i kohës së revolucionit elektronik.

Populli Shqiptar ka ekzistuar

edhe kur nuk ka pas fare e bashkësi shtetesh e shtete dhe

ka me ekzistua edhe pas zhdukjes se tyre

Që nga koha kur Iliria ra nën sundimin e huaj, pra qysh nga bizantinët, romaket, osmanlinjtë, barbarët e vjetër e te ri sllav fqinjë e deri te feudalistët modern globalist, ata synuan e po synojnë zhdukjen e qenies se këtij populli, që lidhet ngushtë me pushtimet tyre të gadishullit ballkanik. Secila perandori që erdhi në vendin ton pas okupimit ushtarak filloi me imponimin e ideologjive të veta politike, që dikur maskoheshin pas besimeve të tyre fetare e me pastaj pas partive të tyre politike. Herë me religjione internacionale e herë me internacionalizëm proletar shkelej pa mëshire mbi identitetin shqiptar të atdheut ton të lasht. Këtë nuk e bënin thjesht pse i urrenin shqiptaret, por sepse i lakmonin për vete tokat e tona të pasura.

 

Dhe ata shqiptar që i ngjanin kohës e qe u pajtuan me sundimet e huaja jetuan mirë nën sundimin e të gjitha perandorive të kaluara dhe po jetoj edhe sot mirë.

 

Vetëm një grusht “kokë krisurish” shqiptar që nga Pirroja e Gjergj Kastrioti e deri te Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, që si misionar të Zotit, nuk hoqën dore kurrë nga shqiptaria. Ndoshta atë që fitoi sot Adem Demaçi për veprën e ti jetësore i mbeti nofka edhe Pirros: si “FITORJA E PIRROS”! Por nëse që nga Pirroja e deri te Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, për vete nuk fituan as gjë, populli shqiptar fitoi shumë nga puna e tyre, sepse armiqtë e ti nuk ia arritën ta zhdukin si planifikuan e si po planifikojnë edhe sot zhdukjen e këtij popull. Por, si duket pasardhësit e Pirros ishin të vetëdijshme e të ndërgjegjshëm për misionin e tyre, prandaj edhe u pajtuan që me parë për vetë me “FITOREN E PIRROS”! Pra, me VETËMOHIMIN!

 

Pirroja la EMRI që na i kujton rrënjët tona, Gjergj Kastrioti e ngriti mbi Kryqin perëndimor e mbi gjysme Hënën lindore SHQIPONJËN DYKRENARE, Adem Demaçi ngriti kombin mbi INTERNACIONALIZMIN SOVJETIK, Adem Jashari i dha ngjyre te kuqe flamurit te Gjergj Kastriotit me gjakun familjes së vet. E do si ata, edhe sot kur Perandoria Globaliste ia ka vu këmben në fyt popullit shqiptar, po ecin fërkemeve të tyre pa pyetur se sa po kushton ky çmim.

PËRSE CATHERINE ASHTON

I SHKRUAN LETËR VETES E BE NË EMËR TË ATIFETE JAHJA-AGËS?

Përgjigja kishte me qenë: sepse prania e KFOR-it, e Policisë se BE (EULRX) dhe e Administratës civile diktatoriale të Brukselit në Prishtinë edhe 13 vite pas lufte, pa letrën e zonjës Ashton të shkruar në emër te Atifete Jahja-ages, kishte me qenë okupacion klasik.

 

Pra, okupacioni klasik do të mbulohet me:

– Një letër të zonjës Ashton drejtuar vetit e BE, të nënshkruar nga zonja Atifete Jahja-Aga;

– Një letër të tillë e ka nënshkruar Fatmir Sejdiu në vitin 2008;

– Një letër të tillë e ka nënshkrua kreu GNS (Grupi për negociata me Serbinë) në Rambuje në vitin 1999.

 

Tëra këto letra, përfshirë edhe Kushtetutën e dhe tera Ligjet u shkruan në Bruksel për Kosovën dhe u nënshkruan nga marionetat e GNS në Rambuje, Vjenë e Prishtinë janë farsë. Populli Shqiptar i mashtruar në Rambuje në vitin 1999 e morri vesh ketë pas zgjedhjeve të para në Republikën e Kosovës dhe pasi qe referendumi mbi vetëvendosje nuk u mbajt kurrë.

 

Andaj Populli me kurrë nuk doli në zgjedhjet e organizuara nga marionetat e Brukselit që donin ta luanin lojën farse të “demokracisë” për ti dhenë legjitimitet të rrejshëm zgjedhjeve të tyre, ku vjedhja e votave zhvillohej legalisht. Sikur që po ndodh tani me këto letra që po i shkruan zonja Ashton vetit e BE në emër të Atifete Jahja-Agës për ti dhanë legalitet pranisë ilegale të BE në Republikën e Kosovës.

 

Pra, Populli Shqiptar që vetëm është i ndarë në 6 shtete, me këtë letër të zonjës Ashton po hynë edhe ndarjen e re të Kosovës nga ana e Brukselit, por tani në emër te Atifete Jahja-Agës. Brukseli ka harrua vetëm një vogëlsi! Strukturat aktuale të ardhura në pushtet me vjedhjen e votave dhe vet Atifete Jahja-Aga nuk mundet ta prezantojnë Republikën e Kosovës në kur far bisedimesh, sepse ato nuk e kanë votën e Popullit të Republikën e Kosovës. Me Serbin, Maqedoninë e Malin e Zi Republika e Kosovës dhe Kombi Shqiptar në tersi vazhdon të mbetet në gjendje lufte:

– derisa këto shtete armike të mos tërhiqen nga trojet etnike shqiptare,

– derisa të mos i kompozojnë dëmet në njerëz dhe në ekonomin ton nacionale,

– derisa të mos i njohin të drejtën e shqiptarëve në vetëvendosje e sovranitet të trojeve të veta etnike,

– derisa këto shtete te mos dorëzojnë persona e zhdukur ,

– derisa te mos sjellin para gjyqeve tona vrasëset dhe dhunuesit ushtarak, policore e paramilitar dhe

– derisa të mos kërkojnë falje për tëra krimet ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e këtej.

 

Mbani mend! Përfaqësuesit e familjeve të bejlerëve e agallarëve të vjetër e të ri titist e ahtisaeist dhe ata që vinë në pushtet me vota të vjedhura e në zarfe të diplomatëve të huaj, kurrë nuk munden të e përfaqësojnë Popullin Shqiptar. Përfaqësuesit legjitim, që munden të e përfaqësojnë Popullin Shqiptar, mund te jene vetëm ata që do të dalin nga zgjedhje e lira pas referendumit për vetëvendosje. Partitë e korruptuara aktuale parlamentare nuk mund të e përfaqësojnë popullin ton.

 

Pas vjeshtës politike të sovjetëve pseudokomunist feudal sllav do të vjen dimri polar i sovjetëve pseudodemokrat feudal të Bashkimit Evropian. Por, pastaj do të vjen përsëri pranvera shqiptare dhe mbi trojet e Shqipërisë së Bashkuar do të valon përgjithmonë vetëm flamuri i Gjergj Kastriotit! Tani edhe njëherë rinia shqiptare e ka fjalën kundër titistëve e ahtisaristëve.!

Nga Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu