PËRSHËNDETJE ATMËMËDHE!

0
161

Shkruan: Fadil SHYTI

 
 
Nga mallëngjimi me kujtimet atdhetare,
Jam qepur lart në këtë Rrap Shekullor,
Të gjitha viset e Shqipërisë Shqiptare,
Dua t´i përshëndes me zemër,-e jo vetëm dorë!
 
Jam tepër larg, o Nënë Shqipëri,
Të shihen këto përshëndetje madhështore,
Po! Motra i kam Shqipet e Zanat,
M´i  dërgojnë atje- idetë arbërore!
 
Mërgimtarë e mërgimtare,
Kudo që  jeni nëpër botë,
Mos r´i i harrojmë ato vise -Kësulëbardha, 
Ku lindën Enverin, Ademin -dhe të madhin,
 
K   A   S   T   R   I  O  T  !
 
Përshëndetje nga Toka!
Përshëndetje nga Deti!
Përshëndetje nga Malet!
Përshëndetje nga Qielli!
Për Ty o Nënë Shqipëri,
Atje, ku flitet e shkruhet shqipja,
Që rrezon e na ngrohë si Dielli,
Atje ku valon Flamuri Kuqezi!
Suedi, 1 Maj 1993
 
 
                                         KAMELEONËVE 
 
                        (Kushtuar Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës) 
 
 
 
 
                           
                                    Si gjarpërinjtë rrëshqasin mbi botë:
                                    Të gjallët e vdekur,
                                    Historisë i zgërdhihen kot
                                    Herë struken të mekur.
                                      
 
                                    Si  mullinj ere sillen mbi botë:
                                    Ashtu, tmerrshëm vërdallë,
                                    Tragjedi të reja mbjellin                                                                                                                       
                                    Me ecejake, palaçot-zuzarë.
 
 
 
 
                                     Tiranët:
                                     Përballë tyre, ngrisin dolli
                                     Mjeranët u ngrisin himne
                                     Të mbytur në robëri.
                                        
 
                                     Ashtu,marrëzishëm,fanatikisht
                                     Verbërisht i duan:
                                     Ndërsa, prapësi e dredhi e tyre hata:
                                     Zjarrin e lirisë tenton ta shuan!...
                                           
 
           Suedi, 22. 05. 1999
 
 
 
             MALËSISË
 
Heu, Malësi, -ta lumsha syrin! 
Kurdoherë, mbrojte kufirin!
Ty gjithmonë, -ke dhënë bukën, 
Kurrë armikut, - s´ia pate tutën!
Kurdoherë, -ke mbrojtur nderin,
Gjithmonë horrat, -ta kanë parë sherrin!
Me pushkë n´dorë,- e, çifteli epike,
Ty, ndër shekuj...
 -Po rilindë, Shqipëri Etnike!
Suedi, 3.05.2011
 
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu