pezullim i pjesemarrjes ne kuvendin komunal‏

0
312
Për Kuvendin (Këshillin) komunal dhe Kryetarin 
(Kryesuesin) e tij, Skënderbe Hebibin
 
(Një kopje i dorëzohet Ministrisë për administrimin
e pushtetilokal, nga një kopje këshilltarëve të
Kuvendit dhe nga një kopje kryetarëve të partive
politike në Viti)

N J O F T I M

Zoti Kryesues (Kryetar) i Kuvendit (Këshillit)
komunal, zonja dhezotërinj këshilltarë
anëtarë të Kuvendit komunal),

Nuk është hera e parë që po i drejtohem me shkrim
organeve komunale. Kësaj here po i drejtohem vetëm organit numër
një (sipas ligjit…), Kuvendit, anëtar i të cilit jam. Unë, Xhevat Bislimi,
këshilltar komunal dhe përfaqëuses i PDK-së në Komunë, jam i “shtrënguar”
(pa dëshirën time) ta pezulloj pjesëmarrjen time në punën dhe mbledhjet e
Kuvendit komunal si dhe në komisionet e tij. Kjo nënkupton edhe punën
dhe pjesëmarrjen time në Komitetin për politikë dhe financa.
Sepse: - Kuvendi komunal ka kohë (më shumë se dy vite) që nuk është në
funksionin e tij ligjor, përfaqësues, politik, qytetar dhe publik. Nuk
po e përmend këtu dimensionin etikë, sepse ka kohë që ky nocion është
krejt i huaj për këtë organ;

• Funksionet e këtij Kuvendi janë uzurpuar, sikur e gjithë Komuna, nga
Nexhmedin Arifi, i cili vazhdon t’i kryesoj (në kundërshtim me ligjin
dhe rregulloren e Kuvendit) dhe ndikojë mbledhjet e tij drejtëpërdrejt
(jo prapa perdes). Nexhemedin Arifi, kryetar me legjitimitet tashmë të
humbur, në vend se të jap llogari (sipas ligjit) para Kuvendit ai i
bashkëkryeson mbledhjet e tij (skandaloze);
• Ky Kuvend komunal dhe partitë politike, përveç Degës së PDK-së, kanë
heshtur dhe kanë miratuar njohjen dhe pranimin (legalizimin) e komunës
serbe të Kllokotit nga N. Arifi në kundërshtim me vullnetin e
qytetarëve të Komunës së Vitisë dhe me deklarimet e partive dhe të
shoqatave në Viti pa u zgjidhur çështja e Veriut të Kosovës!!
• Kuvendi komunal, i shantazhuar dhe manipuluar nga N. Arifi dhe
“klani” i tij (nuk mungon edhe ndihma e Kryesuesit), ka pranuar t’i
shfuqizojë rregulloret e veta për t’i hapur rrugë rregulloreve të
kundërligjshme dhe të falsifikuara nga disa herë të N. Arifit (rasti i
Rregullores për organizimin e administratës komunale, kompetencë
ekskluzive dhe e pa delegueshme e Kuvendit;
• Ky Kuvend, gjatë këtij mandati, ka marrë disa vendime të
kundërligjshme (të kualifikuara si të tilla edhe nga Ministria
përkatëse – kompetente) dhe nuk ka marrë parasysh gati asnjëherë
interesat e qytetarëve;
• Ky Kuvend ka mbyllur gojën (ka heshtur) dhe ka miratuar politikat
financiare e bugjetore në kundërshtim me interesat publike – të
qytetarëve;
• Ky Kuvend ka heshtur dhe ka miratuar shkeljen - dhunimin sistematik
dhe të organizuar nga N. Arifi dhe “Klani i tij i Zemunit” (siç njihet
nga populli i Vitisë) të të drejtave ligjore dhe të të drejtave dhe
lirive të njeriut në administratën komunale, sidomos të drejtat
ligjore të anëtarëve ose simpatizantëve të Partisë Demokratike të
Kosovës që punojnë në Administratën komunale;
• Ky Kuvend ka heshtur dhe ka “miratuar” (me heshtjen e tij)
korrupcionin, nepotizmin, shpërdorimin e parasë, të pozitës zyrtare
dhe të pronës publike – komunale nga N. Arifi dhe banda e tij;
• Ky Kuvend ka heshtur edhe atëherë kur N. Arifi ka dërguar në gjykatë
mbi njëzetë e katër lëndë (sipas vetë deklaratave të tij në Kuvend dhe
në media), duke denoncuar Administratën e tij komunale!! Si mund të
ulem në një sallë – në një organ me njeriun që ndjek, denoncon,
spiunon… shtëpinë e tij, zyrtarët e tij, bashkëpunëtorët e tij, duke
“harruar” se vet është përgjegjësi kryesor – kishe zot shtëpie!! S’ka
gjë më të pamoralshme për një njeri të veshur me mandat, me besimin e
“fituar” nga forca politike ku bënte pjesë atëherë dhe nga qytetarët
(zgjedhësit)… Cili njeri do të ushtronte më funksionin ose mandatin e
tij? Nuk e di si bëhet në Afrikë, por në vendet e qytetëruara, me
institucione dhe moral publik të konsoliduar kryetari që do të
dorëzonte njëzetë e katër lëndë në gjykatë për Komunën (shtëpinë) e
tij do të jepte menjëherë dorëheqje për t’i hap rrugë drejtësisë;
• Ky Kuvend dhe disa parti politike kanë heshtur dhe po heshtin edhe
kur N. Arifi, duke keqpërdorur mandatin, detyrën dhe autoritetin
zyrtar blen “përkrahjen” politike ose votat e Kuvendit me një vend
pune, me një tender, me prona dhe pasuri komunale…(rasti i punësimeve
pa konkurs, kontratat e kundërligjshme në vepër, “këshillatrët” e
kundërligjshëm të N. Arifit, si S. Dalipi, H. Musliu…) ose duke u bërë
presion, kërcënim e shantazh atyre që janë në punë (në administratë,
arsim, shëndetësi…);
• Ky Kuvend ka heshtur dhe po hesht edhe kur N. Arifi me “kamxhikët” e
tij denoncon, ndëshkon, suspendon dhe largon nga puna anëtarët,
simpatizantët ose votuesit e PDK-së në Administratën komunale, në
arsim dhe shëndetësi;
• Ky Kuvend dhe disa parti politike kanë heshtur dhe po heshtin edhe
kur N. Arifi emron në kundërshtim me ligjin përgjegjës të sektorit
juridik anëtarin e kryesisë së LDK-së, i cili më vonë u emrua edhe
kryetar i Komisionit disiplinor duke qenë edhe kryetar i Sindikatës
(në kundërshtim me çdo moral njerëzor, politik, publik…)!! Kryetar i
Komisionit disiplinor A. Sylejmani, kurse Kryetare për ankesa…, mbesa
e tij Hidajete Aliu!!
• Ky Kuvend dhe disa parti politike kanë heshtur dhe po heshtin edhe
kur N. Arifi, duke keqpërdorur mandatin e fituar nga PDK-ja dhe duke
tradhtuar forcën politike ku bënte pjesë më parë, ka trafikuar dhe po
i trafikon mandatet e PDK-së, duke angazhuar njerëz pa moral politik
dhe publik në postet e fituara nga PDK-ja me votën e lirë në zgjedhje
(A. Bajrami, I. Jashari, M. Bajrami, B. Halimi…)!! A mund të më thotë
kush pse mbahen zgjedhjet? Me këto veprime, intriga dhe trafikime të
çdo gjëje që mund të trafikohet dhe të çdo gjëje që mund të shitet dhe
blihet N. Arifi dhe banda e tij kanë ndotur mjedisin politik,
institucional, demokratik, kulturor dhe qytetar në Komunën tonë!! Ky
dhe grupi i tij mafioz po krijojnë përshtypjen, opinionin dhe gati
bindjen se në Viti nuk ka nevojë për sistem politik, zgjedhor, ligjor
e kushtetues për të marrë mandatin, për të qeverisur, për të hyrë në
punë, për të fituar tender, prona… Mjafton të organizohesh në një
“KLAN MAFIOZ” dhe i realizon të gjitha…!!
• Ky Kuvend ka heshtur dhe po hesht edhe kur ndaj N. Arifit ngritet
aktakuzë dhe hapen hetime për disa projekte dhe shkelje të rënda të
ligjit!!
• Ky Kuvend dhe disa parti politike po heshtin edhe tash kur N. Arifi
më ka bërë padi, spese ia “paskam rrezikuar autoritetin” (qesharake)!!
Sipas tij, këshilltari komunal, politikani, qytetari i këtij vendi (në
këtë rast unë) nuk ka të drejtë dhe nuk guxon me fol dhe me kritiku
shpërdorimet, vjedhjet, nepotizmin, trafikimin, shkeljet e ligjit,
shkeljet e të drejtave dhe lirive ligjore e njerëzore të punëtorëve
dhe qytetarëve… Ka harruar shoku Nexhmedin se çka “i bënë vetes nuk
mundet me ta bë krejt bota” dhe se ka ikur ajo kohë, është vonuar për
nja trembëdhjetë vite… Të drejtën e fjlaës dhe të drejtat dhe liritë e
mia politike e qytetare i kam “blerë” me disa vite burg dhe nuk e kam
ndërmend me i shit…
• Këto dhe disa parregullësi, shkelje dhe shpërdorime të tjera janë më
se të mjaftueshme që unë ta pezulloj pjesëmarrjen time në këtë organ
dhe në komisionet e tij (edhe në Komitetin për politikië e financa)
deri sa ky organ (Kuvendi komunal) nuk ushtron autoritetin ligjor,
përfaqësues, politik dhe publik; Viti, më 11 korrik 2012

Xhevat Bislimi - Anetar i Kuvendit Komunal dhe perfaqesues i PKD-se ne Komune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu