Pioneret e Titos

0
163

Akcioneret e Titos

Sot shënohet dita e aksioneve të punës rinore në ish-Jugosllavi. Bëhet fjalë për aksione të shumta në ndërtimin e projekteve të mëdha si dhe për rreth 20 mijë ndërtime lokale.

Aktivitetet e rinisë filluan më 1941, së pari përmes mbledhjes së armëve dhe municionit për betejën e ardhshme dhe pastaj me këpucë për veshje për ushtarët, transmetoin mediat.

Pas luftës ata filluan edhe ndërtimin e fabrikave, kanaleve, termocentraleve. Në vitin 1946, që nga muaji maj deri në muajin nëntor u bë aksioni i parë i punës, ndërtimi i hekurudhës Brçko-Banoviq – në të kanë marrë pjesë mbi 62 mijë të rinj dhe rreth 283 brigada të punës.

Për vetëm gjashtë muaj, të rinjtë e Titos patën ndërtuar 90 kilometra hekurudhë, hapën tre tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 600 metra, shifet ne dokumentat e kohes.

Sipas tyre, dy vite më vonë, në vitin 1948 kishte filluar ajo që quhej “koha e aksioneve të mëdha të punës”.

Atëbotë janë ndërtuar 16 linja hekurudhore, me gjatësi totale prej 560 kilometrash, duke përfshirë atë Brčko-Banović (90 km), (90 km), Samac-Sarajevë (242), Doboj-Banja Luka (90).

E arritura më e madhe e asaj kohe vlerësohet autostrada “Bashkim Vëllazërim”, me një gjatësi totale prej 1066 kilometra.

Sipas mediave të kohës dhe dokumentave, kanë qenë të përfshirë një total prej rreth dy milionë njerëz të rinj dhe të reja të cilët, në vitet 50-ta janë përfshirë vullnetarisht duke bërë 135.000.000 ditë pune. Ndërtimet janë bërë me një shpejtësi rekorde. Rreth 380 kilometra të autostradës Beograd-Zagreb janë bërë për më pak se tre vjet.

Sipas dokumentave të kohes, aktivitetet e rinisë kanë zgjatur në masë të madhe ose më të vogël deri në vitet 90-ta, prej nga “të rinjtë kishin filluar të këndonin këngë tjera”, ne keto akcione për ndertimin e Jugosllavvis së Titos, moren pjese dhe shume te rinj dhe te reja Shqiptare nga Kosova, dhe viset e tjera Shqiptare nen pushtimin e Jugosllavis.

Keto akcione për ndertimin e Jugosllavis dhe Bashkim Vllazrimit të Popujve të Jugosllavis beheshin ne menyr vullnetare dhe organizoheshin nga Lidhja e Rinis Socialiste te Jugosllavis neper Shkollat e Kosovës dhe shume te rinj ne ate kohe mburreshin kur ktheheshin nga akcionet “Titovouzhices” siq i thonin apo te Beogradit, te Komrovcit dhe vinin me Bluza te veshura me mbishkrime, zhiveo bratsfo jedinstfo, me foto te Titos ne Bluza te tyre dhe me mbishkrime, ne jemi te Titos dhe Tito esht i yni e parolla te tjera te shumta te Proletariatit jugosllave.

Shkollat dhe Organizatat e Lidhjes se Rinise Socialiste i quanin Pioneret e Titos, disa veta ne Komunen e Istogut që mbai mend ne ate kohe, kan qene Naser Rugova dhe Veton Rugova nga fshati Cerrce dhe nje nga qyteti me mbierin Llukaj por qe emri sme kujtohet tani, keta mburreshin me Bluzat e tyre neper Oborrin e Shkolles ku shkruante Tito dhe fotoja e Titos me mbishkrime te llojit te tyre.

Pioneret e titos 1

pioneret e titos 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu