Plagoset edhe një polic tjetër nga aksioni në veri

0
121

Gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës është plasosur edhe një polic tjetër, kështu është polici i dytë i plagosur.

Burime nga Policia tregojnë se një polic tjetër ka marrë plagë nga plumbi, në pjesën e epërme të trupit.

Jeta e tij nuk është në rrezik, pasi plumbi ka prekur vetëm dorën.

Poashtu mësohet se polici i parë i cili mbeti i plagosur në këtë aksion i cili u zhvillua në mëngjesin e kësaj të marte në Veri të Mitrovicës, është nga Gjakova dhe është plagosur në pjesën e parshme te kofshës.

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të gjerë në Veri për arrestimin e atyre që janë të përfshirë në kontranbandë me mallra. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu