Plagoset në Istog ish shefi i MUP-it serb

0
198

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton sulmin ndaj një ish zyrtari të MPB-së së Serbisë në Istog, Momir Pantiqit. Sipas policisë, Pantiq është plagosur kur mbi të nga një automjet kanë shtënë persona të panjohur.Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policiës së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.Sipas mediave serbe, Pantiq deri në muajin mars të viti 1999 ka qenë shef i MUP-it serb në komunën e Istogut, ndërkaq tani jeton në Kralevë.Sipas të njejtave media, ai gjendej për një vizitë në Istog. Ai është operuar dhe jeta e tij nuk është në rrezik. REL

Pantici ka qen i njohur në regjionin e Istogur për Terrorin kunder Shqiptarve si dhe përrgjegjes për vrasje dhe zhdukje të çidra Shqiptarve që jan bere nga vitet e 90-ta deri në Qershor 1999 kur forcat Serbe u larguan nga Kosova dhe regjioni i Istogut.

Ish shef i policisë Serbe, Momir Pantiç, u plagos kur personi i panjohur dhe i maskuar rreth orës 17:00  në kryqëzimin midis fshatin Suvi Lukavac dhe Serbobran hapën zjarr mbi makinën e tij që kalonte andejpari Pantiç u plagos në krah dhe më vonë mori trajtim në Qendrën Mjekësore të Osojanit dhe më pas u dërgua në spital në Mitrovicë.
kirurg ortopedik Qendra Shëndetësisë, Dr Aleksadar Bozovic tha se Pantiç ka pësuar një plag më armë zjarri në krahun e majtë dhe një prerje në hundë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu