Planifikohet blerja e votës për Demarkacion (Video)

0
59

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të mos dërgohet në Kuvend këtë javë, për shkak të mungesës së votave nga ana e koalicionit PDK-LDK.

Kjo ka bërë që kryeministri Isa Mustafa të aktivizohet që të bind deputetët të ndërrojnë mendje, përderisa shtyn procedimin demarkacionit për në Kuvend.

Burime të Tribuna Channel brenda LDK-së, kanë pohuar se kryeministri do të insistojë që deputetët e “padëgjueshëm” t’i bind me ndonjë post eventual të ambasadorëve, siç ndodhi rasti me deputeten Alma Lamajn, e emëruar ambasadore në Francë, pasi këmbej votën për zgjedhjen e presidentit Hashim Thaçi.

Madje ky burim ka thënë se në listën e përfitimit të posteve të tilla janë tre deputetë të kësaj partie.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit, por këshilltari i tij, Faton Abdullahu nuk ka qenë i qasshëm për medie.

  • Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, po tenton që këtë javë të dërgojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi për ratifikim, në Kuvend.

Deputeti i PDK-së Bislim Zogaj ka thënë se kanë insistuar që marrëveshja të procedohet, megjithatë shpreh mendimin se në këtë javë është e pamundur mbajtja e seancës, me këtë pikë të rendit të ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu