Plumbat ua morën djalin! (Foto)

0
264

Zija ka mbuluar familjen Shaqiri nga Baksi i Skenderajt. Atyre mbrëmjen e së hënën iu vra djali Ruzhdiu, i cili u varros dje në varrezat e dëshmorëve në Baks.

Pas ceremonisë së varrimit të Ruzhdiut, i cili dyshohet që u vra nga Ish deputeti, Gani Geci, Indeksonline ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit.

Ata kanë hapur të pame që nga dita e djeshme, në fshatin e vendlindjes së Ruzhdiut, në Baks të Skenderajt.

Familjarët nuk duan të japin shumë detaje rreth vrasjes së familjarit të tyre, derisa kanë thënë që është ende herët të flitet rreth ngjarjes.

Vëllai i Ruzhdi Shaqirit, Bedriu, i cili jeton në Holandë, ka refuzuar që të japë detaje shtesë, duke thënë se është ende herët të thuhet diçka më tepër rreth vrasjes së vëllait të tij, Ruzhdiut.

Banorët e Baksit e kujtojnë Ruzhdiun si person të mirë dhe të hapur me të gjithë. Ata thonë se ai që nga ditët e para ishte rreshtuar si ushtar i UÇK-së. Po ashtu ata tregojnë se ai ishte edhe pjesëmarrës i demonstratave të viteve të 90-ta. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu