Po don tua merr parat ish te Burgosurve Politik ende pa i pa ata me sy keto para

0
100
Paralel me lajmin e dhanë nga Hashim Thaqi për ndarjen e 55 milionëve Euro për shpërblim ndaj ish të burgosurve politik, në koordinim me te doli edhe lajmi se Jaku Kraniqi e Hydajet Hyseni janë deklarua (duke filluar nga vetja) se ato para duhet MOS me ju dhanë të burgosurve politik por se ata duhet me i be ato rrushe kumbulla ende pa i parë ato ish te burgosurit politik me sytë e vet, në emër të krijimit të një FONDI gjoja “…për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…”!
Dikush tjetër tha  që “…Me këto para të themelohet një FOND dhe një ÇMIM liridashës… Adem Demaçi – Adem Jashari” (që të vidhet edhe në emrin e tyre)!  E dikush tjetër tha  që: “…baca Adem edhe të gjithë shokët e tij duhet t’i marrin këto mjete, e pasi t’i marrin, të ulen e të mendojnë se ku dhe në çfarë fondi do t’i derdhin si donatorë..”! Bile ky i fundit i quan marketing politik deklarimin e Elmi Reqicës dhe të Jakup Krasniqit se do t’i dhurojnë këto mjete për nevoja humanitare…”! Unë do të plotësoja këtë edhe me atë  se kjo është edhe pjesë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme republikane! Sidomos kur partia e SHIK-ut e humbi Mitrovicën, Ferizajn e tj. Tani ju vyen edhe me shumë para për vjedhjen e votave përmes blerjes e korrupsionit, për te rikthyer  e për të uzurpuar pushtetin!
Kanë harruar të thonë se paku “… fondi për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…të burgosurve politik…” sepse e din e se ashtu ka mundësi që ish të burgosurit politik  të kenë nën kontroll se ka po shkojnë 55 milion Eurot e tyre !
Ata u deklaruan gjoja se ata janë e të gatshëm për dhurimin e parave të veta “…për një fond për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…”, por në realitet ata mendojnë që krejt shumën prej 55 milionëve Euro me ndal për vete! Kjo plaçkitje parave të ish të burgosurve politik ka fillua të përflitet e të përgatitet qe disa kohe nëpër zyre e nëpër oda si fazë propagandistike për me  i bind ish të burgosurit politike që ata të heqin vet dorë nga parat e veta dhe ato t’ua dhurojnë liderëve të PDK-ës në emër të krijimit të një fondi gjoja “…për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…”!!
ÇKA NDODHI ME PARAT NGA FONDET TJERA NË TË KALUARËN?
Kështu është vepruar edhe me parat e FONDEVE TJERA, duke fillua nga:
– FONDI i solidaritetit që cili është dhanë si para me fajde nga administruesit për tu pasuruar vet; nga
– FONDI i 3% i Bukoshit dhe bandës se tij të që përmes DARDANIAJ BANKES është “zhdukur në drejtim të pa njohur” (të njohur që ç´ke me te); nga
– FONDI i “huas popullore për Drenicën” të Isa Mustafas e Bukoshit  e deri te
– FONDI  Vendlindja Thërret të Adem Grabofcit me kusarët e vet.
Këta pirat të FONDEVE humanitare që sot numërohen se janë nder pasaniket me te mëdhenj në Republikën se Kosovës  e kanë fillua debatin për krijimin e një FONDI të ri të ngjashëm  edhe nga parat e të burgosurve politik shumë ma herët se sa me ketë doli Qeveria publikisht. Koha ka me e vërtetua se a është apo jo  pjesëmarrës në përgatitjen e kësaj plaçkitje edhe vet Hashim Thaqi!  Ne po  supozojmë tani për tani se  Hashim Thaqi nuk ka hile në këtë punë të ndyrë!
Por, nëse Hashim Thaqi nuk ua dorëzon parat e veta një për një ish të burgosurve politik dhe lejon që ato para të vidhen përmes të krijimit të fondeve për hajni, atëherë që nga fillimi edhe ky është pjesëmarrës në ketë vjedhje të parapërgatitur! Po supozojmë se Hashim Thaqi nuk do të merr pjesë ne këtë vjedhje dhe se në mënyrë të ndershme nga arka e shtetit do ti derdh mjetet e secilit të burgosur në konto numrat e tyre privat e jo ne konto numrin e Shoqatës se ish  të Burgosurve Politik ku po përgatitet vjedhja!
SHOQATA E  ISH TË BURGOSURVE POLTIKË ËSHTË BISHT I PARTIS NË PUSHTET!
Por, pasi këto ide  për krijimin  e një FONDI me para te huaja,   qe disa kohe vinë vetëm nga grupi i ish stalinist i konvertuar në PDK, kjo dëshmon çart se PDK po planifikon keqpërdorimin e këtyre parave për interesa të veta duke e keqpërdor pozitën Hydajet Hysenit si kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik. Kjo po ndodhë edhe pse këtë shoqatë, si përfaqësuese të veten e njohin shume pak ish të burgosur, sepse shumica e tyre as qe janë të anëtarësuar në këtë shoqatë, me që asaj nuk i besojnë shumica e tyre sepse e konsiderojnë atë si bisht i  partisë në pushtet. Pra, Shoqata e ish të burgosurve politik nuk është kompetente për të vendos për parat private të ish burgosurve politik që do të ndahen nga këta 55 milion Euro, por ish burgosurit politik duhet i marrin parat e veta drejtpërsëdrejti nga qeveria (jo përmes të shoqatës) dhe pastaj vet të vendosin se ku di ti investojnë parat e veta!
Jakup Krasniqi dhe shokët e ti moti i kanë kompozua ditët e veta të burgut duke u pasuruar nga buxheti i Republikës se Kosovës, bile edhe duke nxjerr ligje për të siguruar privilegje të ndryshme material për vete!  Dhe si ministra e deputet të votave te vjedhura ata e kanë plaçkitur buxhetin kudo ku kanë mundur përmes te mëditjeve marramendëse e shpenzimeve të veta turistike jashtë vendit. Nëse krahasohet pasuria e tyre para 1999 dhe pas 1999 deri me sot, ose nëse krahasohet si po jetojnë ata vet dhe si po jeton populli, do të del se ata meritojnë hetime, konfiskim të pasurisë se pa ligjshme dhe përgjegjësi penale! Sepse derisa ata janë pasuruar,  gjendja sociale e shoqërisë sonë ashte varfëruar deri në mjerim!
KTHIMI I ISH TË BURGOSURVE DHE ISH USHTARVE TË UÇK-ës PAS LUFTE  NË MËRGIM, NË 1999,
EMOCIONALISHT  ËSHTË NJËSOJ SI ME I PAS KTHYE ATA DHE FAMILJET E TYRE
NËPËR BURGJET JUGOSLLAVE
Ma të mjerët e këtij mjerimi janë pikërisht ish të burgosurit politik dhe luftëtaret e UÇK si brenda si jashtë vendit, të cilët kurrë nuk morën, por gjithmonë vetëm dhanë për lirin e Kosovës. Jo dëshira por halli i qoi në emigracion shumë ish të burgosur e shumë ushtar të UÇK-ës, sepse ose nuk patën shtëpia ose nuk patën pune  ose nuk  i patën të dyja bashkë, andaj nga halli  shkuan  dhe qëndrojnë  kundër dëshirës se vet në mërgim. Derisa ata janë  në mjerim, kolaboracionistet titist dhe ahtisarist  e familjet e tyre  vazhdojnë të e bëjnë kokrrën e sefasë, edhe pas 1999 si vasal të sundimit kolonial të Brukselit!  Bile për shume titist u hap rruga që të hynte në institucione të  pushtetit edhe pas 1999, u benë deputet e ministra  edhe disa çetnik serb e malazez, boshnjak, turq e gabel, por për 15 vjet Adem Demaçi, jo qe vetëm u pengua të behet President, por as Deputet  të Republikës se Kosovës nuk e lan të zgjidhet! Në institucionet  e Republikës së Kosovës nuk e kemi prezentë asnjërin nga organizatoret e  vërtetë të Demonstratave  te vitin 1981 për Republikën së Kosovës. Por, institucionet  e Republikës së Kosovës sot kemi shumë nga ata që pas 1981 kanë qen ne anenë e Beogradit kundër  krijimit të Republikës së Kosovës!
Pas 1999 edhe mes të burgosurve politik ndodhi një diferencim i ri ne ata që i mbeten besnik kauzës kombetare dhe në ata që e tradhtuan atë! Ata ish të burgosur politik e ish luftëtar të UÇK-ës që e shkelen BETIMIN  e UÇK-s dhe shndërruan në vasal te Brukselit  sot jetojnë në sefa dhe nuk kanë nevojë fare për para të tjera. Me qëllim u ndala te ish të burgosurit politik e ish luftëtar të UÇK-ës që jetojnë në emigracion  sepse për kompozimin e tyre as që behet fjalë, edhe pse  kthimi i tyre në mërgim pas 1999  emocionalisht është njësoj si me i pas kthye ata dhe familjet e tyre  nëpër  burgjet jugosllave.
Qeveria duhet të mendon për hartimin  e një programi për kthimin e ish të burgosur politik e ish luftëtar të UÇK-ës nga emigracioni në Republikën e Kosovës sepse këtë a´u ka borxh Republika e Kosovës të gjithë luftëtarëve te lirisë dhe familjeve te tyre si brenda si jashtë vendit!
A ka logjik që mundet me e arsyetua faktin që sot në Republikën e Kosovës jetojnë me mire ish udbashet e familjaret e tyre  që kanë lufuta kundër  Republikën e Kosovës se sa ata që kanë qen nëpër burgje, në mërgim dhe që kanë marr pjesë edhe në luftën e armatosur  për krijimin e Republikën e Kosovës!?
Qeveria e Republikës së Kosovës u ka borxh ish të burgosurve politik
dhe ish ushtarëve të UÇK-ës, brenda e jashtë vendit, që të i sistemon si pas meritave për kontributin e tyre dhanë  për  Republikën së Kosovës  !
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk u ka borxh kompensimin e mbajtjes se burgut  dhe të qëndrimit në mërgim  për ish të burgosur politik e ish luftëtar të UÇK-ës, sepse tera demet e kohës se regjimit jugosllav duhet ti kompenson Beogradi! Por, Qeveria e Republikës së Kosovës u ka borxh ish të burgosurve politik dhe ish ushtarëve të UÇK-ës, brenda e jashtë vendit, që për kontributin e tyre për  Republikën së Kosovës të ju ndihmon në zgjedhje  e probleme banesore, të punësimit e shkollimit të tyre dhe të familjarëve të tyre e tyre (etj) dhe  kohën e mbajtës se burgut, kohën e qëndrimit në mërgim (për të ndjekurit politik) dhe për ushtaret e UÇK-ës  të ju numëron dyfish si stazh pensional, sepse ata kanë kontribuar për krijimin Republikës së Kosovës.
Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka nda këto mjete për ish te burgosurit politik, jo për te kompensuar ditët e burgut por për te shpërblyer për ditët e burgut, sepse ato janë dite të jetës së tyre të investuar për  krijimin e Republikës së Kosovës!
Në emër të ish të burgosurve politik, për parat e tyre personale, nuk mundet të flas as kush përveç vet ata veç e veç dh individualisht! Dhe nëse ata kane vdekur nder kohë, në emër të tyre mund të flasin vetëm trashëgimtaret e tyre. Ato janë  para të tyre dhe askush tjetër nuk mundet të vendos në emrin e tyre! Pra, ato para së pari duhet të ju ndahen ish të burgosurve politik ose trashëgimtaret e tyre dhe ata pastaj vet do të vendosin se a do formojnë “…fonde për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…” për shkollimin e fëmijëve të vet apo për shkollimin e fëmijëve të Bangladeshit! Pra, larg duar nga vjedhja e parave nga kuletat e ish të burgosurve politik, sepse në të kundërtën keni me pa vet se llogaria do të ju del e hidhur! Mos harroni se tera gjerat këputen prej se holli, por zullumi i juaj ka me u këput prej se trashi!
Kjo sjellje po na e kujtojnë kohën e Titos dhe të renegatëve të ti shqipfolës, kur burokracia vasale trashej e pasurohej duke e varfëruar popullin e atdheun e vet. Tirania e vasalëve të sotëm të Brukselit dita me dite po identifikohet plotësisht me tiranin djeshme të  vasalëve të Beogradit! E habitshme se si viktimat e dikurshme të tiranisë u shndërruan vet në tiranë! Mësuesi im i urtë tha një ditë se “…Tirania është tirani pavarësisht se a flet shqip, serbisht apo brukselisht…”!
Nga: Besnik Prishtina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu